Ministri Haxhinasto me Mustafayev:
Shqipëria e hapur për projektin TAP
Zv.Kryeministri Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim ministrin për Zhvillimin Ekonomik të Azerbajxhanit, Shahin Mustafayev. Në fokus të diskutimeve mes homologëve ishte projekti i gazsjellësit TAP, ku të dy bashkëbiseduesit u shprehën në mbështetje të tij.
TIRANE - Zv.Kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim ministrin për Zhvillimin Ekonomik të Azerbajxhanit, Shahin Mustafayev.
Në fokus të diskutimeve mes homologëve ishte projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP), ku të dy bashkëbiseduesit u shprehën në mbështetje të tij.
Zv.Kryeministri tha se Shqipëria mbetet e hapur që në kuadër të ndërtimit të infrastrukturave të rëndësishme të gazifikimit në vend të mirëpresë investitorët nga Azerbajxhani që kanë një ekspertizë të madhe në këtë drejtim.
“Tregu i gazit në vendin tonë ka potenciale të mëdha dhe kompanitë azere janë të mirëpritura në Shqipëri”, tha Haxhinasto.
Ndërkaq, ministri për Zhvillimin Ekonomik të Azerbajxhanit, z. Shahin Mustafayev, tha se Azerbajxhani e sheh Shqipërinë si një vend që paraqet shumë mundësi për të investuar dhe shprehu interes për investime në fusha si, energjetika, infrastruktura, bujqësia, tregtia etj.
Ministri Haxhinasto theksoi gjatë takimit se, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit po zhvillohen në një klimë të përshtatshme bashkëpunimi dhe kjo vizitë do t’i shërbejë krijimit të partneriteteve të reja në sektorin ekonomik mes dy vendeve.
Haxhinastoi ftoi investitorët e Azerbajxhanit të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në ndërtimin e hidrocentraleve, duke përmendur se shumë shpejt do të hapet tenderi për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Vjosë dhe tenderi për hidrocentralin e Skavicës.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2057
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46