Ministri Hoxha bisedon me ambasadorin turk për fushën e sigurisë: Partner kryesor, bashkëpunim dinamik

Ministri Hoxha bisedon me ambasadorin turk për fushën e sigurisë: Partner kryesor, bashkëpunim dinamik

Ministri Hoxha me ambasadorin turk

TIRANË - Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tajar Kağan Atay, ku biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë. 

Ministri shprehu vlerësime në lidhje me bashkëpunimin dypalësh, njëherësh dinamik e mjaft të frytshëm me shtetin turk. 

Për Hoxhën, Turqia është një partner kryesor në fushën e sigurisë, por edhe kualifikimeve në Akademinë e Sigurisë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të shkollimit dhe asistencës te përhershme.

Ambasadori turk shprehu dhe u zotua për dhënien e ndihmës së vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke theksuar që e kundërta as që mund të diskutohet. 

“Jemi për të mbështetur Shqipërinë si dhe për të përcjellë gjithmonë përkrahjen e shtetit turk”, nënvizoi ambasadori Atay.

Në bisedë palët shprehën reciprokisht mirënjohjen e thellë për solidaritetin e dëshmuar dhe ndihmën e menjëhershme gjatë periudhës kur dy vendet u përfshinë në emergjenca.

Ministri i Brendshëm pranoi ftesën për një vizitë zyrtare në Turqi për të takuar Ministrin e Brendshëm të Turqisë në një moment sa më të volitshëm.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, dyshohet se janë fshirë pamjet e kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi ngjarja

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, dyshohet se janë fshirë pamjet e kamerave të sigurisë në lokalin ku ndodhi ngjarja