Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konform ligjit! 3 policë ende te Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konform ligjit! 3 policë ende te Trauma

1728331729_hoxha.jpg

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka folur pas protestës së opozitës, ndërsa vizitoi në spitalin e Traumës 3 policë të cilët janë ende nën kujdesin e mjekëve. Ministria tha se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, ndërsa tha se asnjë protestues apo qytetar nuk ka mbetur i lënduar.

Sa i takon protestës, ministri Hoxha tha se ishte e dhunshme, ndërsa përgjigja e Policisë së Shtetit ka qenë konform ligjit. Edhe nëse do të ketë protesta të tjera në vijim, Hoxha tha se përgjigja e policisë do të jetë e rreptë dhe në proporcion me aktet e dhunës së protestuesve, të cilët sot nuk kursyen as molotovët në drejtim të efektivëve.

"Kanë dëmtime të lehta, disa kanë lënë spitalin. 3 janë ende nën vëzhgimin e mjekëve. Menaxhimi i tubimit ka qenë në përputhje të plotë me ligjin, i falënderoj për punën, përkushtimin dhe detyrën. Asnjë nga tubuesit dhe qytetarët nuk është lënduar dhe dëmtuar përveç punonjësve të policisë. Numri i punonjësve të policisë është 10.

U sulmuan institucione kushtetuese të shtetit shqiptar, sikurse ju e patë. Janë sulmuar pothuajse të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë këtu edhe PS. Ky sulm, ka bërë që Policia të përgjigjet dhe të zmbrapsë trumën duke përdor edhe gazin lotsjellës. Përgjigja e policisë është konform ligjit.

Protesta e motivuar politikisht është një e drejtë për tubim, të drejtën për tubim policia e ka garantuar. Në vijim të protestës të radhës policia do jetë në krye të detyrës dhe lartësinë për të përballuar çdo protestë sa i përket dhunës që mund të shkaktohet. Protesta ishte e dhunshme dhe në raste kur punonjës policie përfshihen në flakë dhe protestuesit e dhunshëm hedhin molotovë drejt policëve përgjigja e policisë do jetë e rreptë në proporcion me sulmin. Policia e Shtetit sot ishte në standardet e një police europiane, megjithëse kjo protestë konsiderohet e dhunshme", tha Hoxha. 


Lajmi kryesor:

'Mosbindja civile' e PD-së zgjat vetëm 3 orë dhe nuk paralizon as Tiranën! Sulmohet me molotov selia e PS, Kryeministria, ministritë e Bashkia! Më pak protestues se u paralajmëruan


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë