“Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork ka pranuar njoftimin e El Salvadorit për formalizimin e njohjes së Kosovës. Faleminderit El Salvadorit, qeverisë dhe popullit të saj”, ka shkruar Hoxhaj.
Ndryshe, njohjet e fundit kanë ardhur nga Libia, Grenada dhe Tajlanda, kurse njohja më e re nga El Salvador shënon edhe njohjen e 105-të që i bëhet Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt, 2008, shkruan Zëri.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
