SINGAPOR - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Singapor, ku mësohet se ka dorëzuar kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ministri Hoxhaj është takuar me homologun e tij Kasiviswanathan Shanmugam, të cilin e ka njohur me ecurinë e Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë dhe ka theksuar se Kosova është e interesuar që të ketë Singaporin partner të rëndësishëm strategjik.
“Shtetet e vogla si Singapori dhe Kosova duhet të mbështesin njëra-tjetrën. Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka konfirmuar legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, asnjë shtet nuk ka arsye që të zvarrisë njohjen e Kosovës”, tha Hoxhaj.
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme dhe i Drejtësisë, Shanmugam u shpreh se shteti i tij ka simpati për Republikën e Kosovës duke ka siguruar ministrin Hoxhaj se Singapori ka një qëndrim shumë pozitiv për shtetin e pavarur të Kosovës.
“Singapori është i gatshëm që të shkëmbejë përvojat në fusha të ndryshme me Republikën e Kosovës, sidomos në diplomaci, arsim, urbanistikë, etj.”, ka thënë Shanmugam.
Dy ministrat kanë rënë dakord që shumë shpejt të fillojë shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet Kosovës dhe Singaporit në këto fusha.
Ndërkohë, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri po zhvillon një vizitë analoge në Doha të Katarit, ku në takimet me zyrtarët vendas po lobon për mbështetje në proçesin e njohjeve së Republikës së Kosovës.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com