Sipas Hoxhajt, Beogradi ende nuk i ka zbatuar të gjitha pikat marrëveshjeve të arritura në Bruksel me palën kosovare dhe BE-në. “Beogradi duhet të pranojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Zgjidhja mund të jetë vetëm kjo: Serbia duhet të tërhiqet nga Kosova dhe nuk guxon në të ardhmen të përzihet më”, ka shtuar Hoxhaj, shkruan Koha.
Sa i përket (mos)njohjes së vendit tonë nga pesë anëtare të BE-së, shefi i diplomacisë kosovare ka thënë se kjo nuk lidhet me shkaqe të drejtësisë, por më shumë ka të bëjë me çështje të brendshme të vetë këtyre vendeve.
“Greqia, Sllovakia, Rumania, Qipro dhe Spanja e mbështesin perspektiven evropiane të Kosovës”, ka thënë ai, duke shprehur bindjen se Kosova do të njihet dhe do të hapë ambasada në këto vende.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)