Gjermania nuk ka terroristë në mesin e refugjatëve. Kjo është deklarata e autoriteteve gjermane të cilat deri tani nuk kanë evidentuar asnjë rast të dyshimtë.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas de Maiziere theksoi se nga autoritete informative nuk është marë asnjë informacion në lidhje me terroristë në mesin e emigrantëve.

Ne i kemi parë të gjitha këto informacione që janë publikuar në media, por deri tani nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me terroristët”- u shpreh de Maiziere.

Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press” ministri gjerman i bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse të jenë në kontakt të vazhdueshëm me shërbimin informativ për cdo rast të evidentuar.

“Nuk ekziston një trend i përgjithshëm për terroristë në mesin e emigrantëve, megjithëse nuk e përjashtoj si mundësi. Autoritetet duhet të jenë të informuar për cdo rast të dyshimtë” tha de Maiziere.

Gjermania ka pranuar më shumë se 800 mijë refugjatë ndërsa deri në fund të vitit pritet që kjo shifër të kalojë 1 milionë refugjatë.
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)