Ministri i Brendshëm Lleshaj: Krimi kibernetik në rritje, Akademia e Sigurisë t'i nënshtrohet transformimit
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në konferencën shkencore ndërkombëtare “Krimi kompjuterik, kërcënimi kibernetik dhe siguria kombëtare”
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar nga konferenca shkencore ndërkombëtare “Krimi kompjuterik, kërcënimi kibernetik dhe siguria kombëtare” se në vitin 2017 janë evidentuar 3.3 herë më shumë vepra penale në fushën e krimeve kompjuterike, krahasuar me vitin 2010. Ai tha se krimi kompjuterik ka rritjen më të lartë në krahasim me krimet e tjera me të cilat po përballet Policia e Shtetit Shqiptar.
Sipas Lleshajt, niveli i zbulueshmërisë së tyre është rreth 3 herë më i ulët (27%) se mesatarja e zbulueshmërisë së krimeve të tjera. Në të tillë situatë, Lleshaj tha se Akademia e Sigurisë duhet t’i nënshtrohet një program rrënjësor transformimi dhe modernizimi.
Për të ndodhur ky ndryshim i madh dhe i shpejtë duhet që në radhë të parë Akademia e Sigurisë të shndërrohet në promotor të një shndërrimi modernizues. Kurrikulat e saj duhet që në mënyrë progresive të krijojnë hapësirë për teknologjinë e informacionit, për programimin kompjuterik, për financat, për ekonominë digjitale.
Këtu duhet të mësohet mirë përdorimi i droneve, i sensorëve të tjerë, i sistemeve inteligjente të analizës së informacionit, siguria kibernetike, etj.. Dhe bashkë me hapësirën për këto subjekte shkencore Akademia duhet të hapë dyert dhe të bëhet tërheqëse për një profil të ri studentësh dhe pedagogësh, të cilët janë futur ndërkohë në botën e re, që zotërojnë njohuritë, mjeshtëritë dhe pasionin e domosdoshëm për të lundruar dhe për të pasur sukses në këtë realitet të ri. Por një gjë është faktor kritik në këtë proces: Koha.
Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm
Ministri i Brendshëm theksoi se hartimi i një strategjie për sigurinë kibernetike do të jetë një ndër hapat më të rëndësishëm i cili do të përcaktojë objektivat, rrugët dhe burimet e nevojshme për të luftuar krimin kibernetik në vend.
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
22.3%
-
Jo
72.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1474
Lajme të tjera
-
Operacioni ‘Tempulli’, ish-ministri i Brendshëm në 'Kontrast': Si t’i presësh thonjtë krimit, të arrestuarit zëvendësohen brenda ditës
18 Shtator, 19:14
-
Shtyhet afati për aplikimet në Akademinë e Sigurisë, ndryshon mosha për policët e rinj! Ja kriteret
28 Gusht, 17:21
-
Shtyhet afati për aplikimet në Akademinë e Sigurisë, ndryshon mosha për aplikantët nga 30 bëhet 35 vjeç
28 Gusht, 16:56
-
Njëqind kuota në Akademinë e Sigurisë, studentët e ekselencës do të inkuadrohen në Policinë Kriminale! Ja kuotat sipas drejtorive vendore
14 Gusht, 11:53
-
DOSJA/ Kazinoja në Tiranë, edhe emri i Rebani Jaupit te 'Metamorfoza'! Oltian Bistri ‘i raportonte’ Pëllumb Gjokës: Se di pse ka frikë Rebo, ai lekët do marri! Na qenka ankuar edhe Lleshaj
4 Gusht, 19:20
-
‘Mallkimi’ i Ministrisë së Brendshme, Balla drejtuesi i 6 në 10 vite qeveri ‘Rama’! Bledi Çuçi, i vetmi i shkarkuar! Dorëheqjet e Tahirit, Xhafajt dhe Lleshaj dhe Demiraj i PD në mes
10 Korrik, 10:59
-
Pendesa e fisme gjermane dhe krenaria e përzishme serbe
22 Qershor, 11:42
-
Diplomohen 200 studentë te Akademia e Sigurisë, Çuçi: Mos u përkulni përballë krimit! Po gabuat s’keni një shans të dytë për të rifituar integritetin
19 Qershor, 16:51
-
Sandër Lleshaj: Gjeni një numër telefoni Albin Kurtit
31 Maj, 16:53
-
714 aplikantë konkurrojnë për 300 vende vakante/ Nis testimi për Akademinë e Sigurisë, Çuçi: Kemi ulur moshën mesatare të Policisë së Shtetit
5 Prill, 12:11
-
Akademia e Sigurisë do të jetë Universitet! Merr akreditimin për 5 vitet e ardhshme
27 Shkurt, 22:22
-
Certifikohen 114 Oficerë të Sigurisë, ministrat Çuçi e Kushi: Vendosen në gjimnaze dhe shkollat 9-vjeçare të vendit
19 Janar, 17:03