Ministri i Brendshëm në Kosovë, Sveçla: 11-vjeçarja u dhunua për më shumë se një vit

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Sveçla: 11-vjeçarja u dhunua për më shumë se një vit

Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla njoftoi se informacionet e para tregojnë që 11-vjeçarja është dhunuar për më shumë se një vit.

Sveçla tha në konferencën e mbajtur të hënën se ka kërkuar nga kryeshefi i Inspektorati Policor i Kosovës që të gjithë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast, të thirren në cilësinë e dëshmitarit për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Ai theksoi se institucionet përgjegjëse kanë dështuar për të mbrojtur viktimën, ndërsa është shprehur i bindur se të gjitha dështimet do të identifikohen dhe përgjegjësit do të penalizohen.

“Indikacionet e para apo informatat janë se kjo e mitur është dhunuar për më shumë se një vit. Unë kërkesën kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës i kam bërë drejtpërdrejt në mënyrë që të gjithë të përfshirit në këtë rast të thirren në cilësinë e dëshmitarit në mënyrë që institucionet e Kosovës dhe publiku të informohen drejtë mbi atë se çfarë ka ndodh, se çfarë institucionet kanë ndërmarrë dhe po ndërmarrin dhe po ashtu sa më shpejt të jetë e mundur të dalin me të gjeturat e këtij rasti jashtëzakonisht të rëndë”, u shpreh Sveçla.

Kujtojmë se ngjarja e parë që u raportua ndodhi më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi të cilit iu bashkua Shkëlqim Kameri, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 05/09/2022 17:37

    Minsiter nuk dij a keni percjell Duda Baljen ne Oxigjen, Ajo foli per nje grua shqiptare,tri here e dhunuar nga nje serbe,tash polic ne PK ne Gracanice,Ajo njihte ate me emer e mbiermer,madje emrin e grauas dhe femijve te tij, Duda U DEKLARUA se ka biseduar me pegjegjesite dhe e njejta grua pastaj nuk ka qene e gatshme te bisedoje me Duden.Pse? Nga kush u pengua?! Raste del me trishtues se disa te tjera.Nese keni njohuri lutem minister ndermerrni masat adekuate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë