Ministri i Bujqësisë prezanton drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Ministri i Bujqësisë prezanton drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Foto nga AKU gjatë emërimit të drejtorit të ri

Agron Hetoja ka marrë sot zyrtarisht detyrën e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi dhe ish-drejtori Agim Ismaili. Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi vlerësoi punën e bërë deri më tani nga ish-drejtori Ismaili dhe kërkoi prej pasardhësit të tij të vijohet me vendosmërinë për rritjen e sigurisë ushqimore në vend.

Ministri përmendi gjithashtu partneritetin e ri me Bashkimin Europian në fushën e sigurisë ushqimore, projekt që u prezantua një ditë më parë dhe ku AKU-ja do të ketë rol deçiziv në transformimin rrënjësor që synohet t’i bëhet kontrollit të të gjitha hallkave të zinxhirit ushqimor në Shqipëri. Z.Çuçi shprehu besimin se nën drejtimin e z.Hetoja dhe me asistencën e Autoritetit të Sigurisë Ushqimore në Irlandë dhe homologëve finlandezë, AKU-ja do të hyjë në një fazë transformimi të madh.

Siguria ushqimore mbetet prioritet i punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe gjithë institucioneve të tjera të varësisë. Me rëndësi të madhe këtu është edhe përfshirja e konsumatorëve, ndërgjegjësimi i tyre dhe angazhimi i përbashkët në sfidat me të cilat ndeshet sot siguria ushqimore, si një komponent i rëndësishëm edhe i sigurisë kombëtare.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës