Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur në foltoren e parlamentit për harten e re gjyqësore të miratuar nga qeveria. Pas falenderimeve për KLGJ, Manja thekson se i ka dëgjuar të gjithë shqetësimet dhe sqaroi se gjykatat e reja nuk do të cenojnë asnjë shërbim për qytetarët ku mbyllen gjykatat.
"Harta e re gjyqësore kaloi sot në qeveri dhe kam dosjen e plotë të hartës së re. Dua të falenderoj KLGJ për punën 3 vjeçare, e para në llojin e vet me një grup ekspertësh, të asistuar nga ekspertët më të mirë të Këshillit të Europës por edhe me një ndihmë teknike nga SHBA që gjatë 3 viteve, nga nëntori 2019 finalizuan hartën e re gjyqësore, një produkt i sistemit gjyqësor. Ministria e Drejtësisë në referencë të ligjit 98/2016 është përfshirë që ditën e parë deri te bashkëpropozimi që u votua sot. Është ekzekutivi që do të japë mbështetjen për buxhetimin e hartës dhe logjistikën për të garantuar mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor. I kam dëgjuar të gjitha shqetësimet por dua të bëj të qartë se harta e re nuk do të cenojë asnjë shërbim për qytetarët në vendet ku gjykatat do mbyllen. Shërbimet gjyqësore do të jetë aty", tha Manja.
Ndër të tjera sqaroi se procesi për të vënë në zbatim hartën e re gjyqësore do të jetë me faza si dhe kërkoi që këtë periudhë të punojnë që qytetarët të familjarizohen me ndryshimet.
"Më 1 shkurt gjykatat e apelit, më 1 maj gjykatat e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik gjykatat e Apelit të Shkallës së Parë. Në varësi të numrit të gjyqtarëve që do kemi, ligji ka krijuar mundësinë e krijimit të degëve të gjykatave nëse do ketë shtim të volumit çështjeve. Të japim kontributin për implementimin e hartës dhe ta shfrytëzojmë këtë periudhë tranzitore për edukimin e qytetarëve me familjarizimin e hartave të reja", tha Manja.
Lajmi kryesor:
Qeveria miraton Hartën e re Gjyqësore, shkurtimi i gjykatave fillon nga shkurti i vitit të ardhshëm! Avokatët: Do ta çojmë në 'Kushtetuese'
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2856
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
13 Dhjetor, 22:17
-
'87 milionë euro nga BE nëse plotësojmë detyrat e 2025!' Manja: Mbyllim kapitujt në 2028! Procesi më tej politik
13 Dhjetor, 15:35
-
Rama: 164 mijë persona me aftësi të kufizuara do të mbështeten nga buxheti 2025, program dhe mbështetje sociale
6 Dhjetor, 12:20
-
Çupi: Po kaloni ligjin e të dhënave personale për të gjobitur bizneset! Manja: Ngritët shoqata anonime biznesi për të bllokuar ligjin që kërkon BE! Qëllimi juaj sabotimi i integrimit, punoni si qyqe
5 Dhjetor, 12:40
-
Qeveria cakton shpërblimet për gardistët: Deri në tre paga plus për ata që shpëtojnë jetën e zyrtarëve të lartë! Deri në 1 mln lekë kompensim në raste dëmtimi të pronës së tyre për shkak të detyrës
4 Dhjetor, 19:07
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor, 18:42
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor, 15:29
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05
-
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
25 Nëntor, 16:44
-
Vendimi i Qeverisë/ Zgjatet afati për shqyrtimin e kërkesave të Startup-eve, nga 10 bëhet 30 ditë!
20 Nëntor, 22:40
-
Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Rikonstruksioni i linjës 110 kV Ballsh-Marinëz dhe Ballsh–Drenovë, miratohet fondi për shpronësimin e pronarëve
20 Nëntor, 22:14
-
Manja: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë është 14.3 mld lekë, rritje fondesh e pagash! Paraburgim i ri në Kukës dhe uniforma për stafin e Burgjeve
18 Nëntor, 16:42