Ministri i Drejtësisë në Britaninë e Madhe, takohet me të dënuarit shqiptarë: U dakordësuam të dërgojmë libra të gjuhës shqipe

Ministri i Drejtësisë në Britaninë e Madhe, takohet me të dënuarit shqiptarë: U dakordësuam të dërgojmë libra të gjuhës shqipe

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ndodhet në Britaninë e Madhe ku është takuar me disa të dënuar shqiptarë në burgun e Pentovillë.

Nga takimet e zhvilluara atje, sipas ministrit janë dakordësuar për një projekt të shpejtë midis Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe autoriteteve britanike që menaxhojnë burgjet, për sjelljen e librave në gjuhën shqipe në çdo burg ku aktualisht ka shqiptarë të dënuar dhe të paraburgosur.

‘Në Pentonville vuajnë dënimin e tyre rreth 60 shqiptarë. Takimi me një grup prej 18 të dënuarish shqiptarë në këtë burg, ishte mundësi e mirë për të mbajtur shënim të gjitha shqetësimet e tyre. Pamë nga afër respektimin e të drejtave dhe trajtimin e të dënuarve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Asistenca me përkthimin në gjuhën shqipe, librat shqip, takimet me familjarët dhe respektimi i orëve të ajrimit, ishin disa nga shqetësimet e ngritura nga ana e tyre. Shprehën interesim edhe për marrëveshjen e transferimit të tyre, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri.

Pas takimit, patëm mundësinë që shqetësimet e tyre t'i bisedonim jo vetëm me autoritetet e burgut në Pentonville, por dhe me Damian Hinds, Ministrin e Shtetit për Burgjet, për ta adresuar trajtimin e tyre në nivel të të gjitha burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

U dakordësuam për një projekt të shpejtë midis Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe autoriteteve britanike që menaxhojnë burgjet, për sjelljen e librave në gjuhën shqipe në çdo burg ku aktualisht ka shqiptarë të dënuar dhe të paraburgosur.

Projekti i edukimit dhe rehabilitimit të tyre dhe mundësia për të ruajtur kontaktet me familjet e tyre në Shqipëri do të jetë pjesë e një projekti në vazhdim, pas zbatimit të marrëveshjes së transferimit.’- njofton Ministria e Drejtësisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë

Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë