Ministri i Drejtësisë: Rregjistri i personave të dënuar për krime seksuale nuk kufizohet me Shqipërinë, përfshihen edhe ata jashtë kufijve

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur në Kuvend për projektligjin për "Regjistrin kombëtar për krimet seksuale" duke thënë se e mbështet dhe thekson se do të nuk do të kufizohet tek ata që jetojnë në Shqipëri por edhe jashtë kufijve. Projektligji u miratua me 125 vota pro. 

Në regjistrin që do të kenë akses të gjithë, do të evidentohen të gjithë personat që kanë bërë krime me natyrë seksuale, që nga viti 1995. Çdo person i arrestuar më parë për këto vepra dhe ka kryer dënimin duhet që të raportojë në polici lëvizjet e tij edhe brenda vendit, dhe se nuk duhet që të punësohet në vende ku ka të pranishëm fëmijë.

"Ky ligj i jep besim çdo prindi shqiptar në garancinë e mbrojtjes maksimale të fëmijëve përballë atyre që kolegia i quajti grabitqarë seksual. Nuk besoj që ka mes nesh që nuk ka kërkuar masa mbrojtëse ndaj abuzuesve seksual që kanë shkaktuar jo pak viktima tek të miturit. Është e para nisëm që vjen në Kuvend si nismë e 20 mijë qytetarëve dhe e koleges deputete që e prezantoi, zonja Xhixho.  Si ministër i Drejtësisë dhe si deputet i këtij Kuvendi dhe si prind, shpreh kënaqësinë time që do të votojmë sot.

Ngritja e regjistrit të posaçme jo vetëm mbron viktimat e mundshme dhe parandalon një kategori veprash por është hap i rëndësishëm në luftën kundër kriminalitetit dhe në rritjen e vigjilencës ndaj kësaj kategorie të shëmtuar të shoqërisë sonë.

Regjistri nuk kufizohet vetëm tek të dënuarit në Shqipëri por edhe ata jashtë kufijve tanë. Është shumë projektligj i mirë në parandalimin e krimeve seksuale. Duke e rikthyer në ligj krijojmë një barrierë të fortë për grabitqarët seksual që kanë shkaktuar drama e trauma tek të miturit e tronditje të shoqërisë shqiptare. Në fund të ditës, secili prej nesh është prind dhe e dimë sa e shtrenjtë është për këdo fëmija", tha Manja.

Projektligji për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale do përmbajë të dhënat e personave të dënuar për vepra penale me natyrë seksuale. Qëllimi është parandalimi i punësimit të këtyre personave në arsim, apo në institucione që ka persona të rriskuar për të rënë pre e ngacmimeve. Me anë të këtij regjistri, personat e dënuar më parë për këto vepra penale, do ju duhet që të raportojnë në polici për lëvizjet e tyre, jo vetëm për jashtë  por edhe brenda vendit. Në sistem do të kenë mundësi që të kenë akses të gjithë institucionet, por dhe qytetarë që do duan të marrin informacione për personat që janë pranë fëmijëve të tyre. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:09
Kuvend, miratohet me 125 vota pro projektligji “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

1658437595_Screenshot1.jpg

Është votuar në Kuvend me 125 vota pro Projektligji “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Gjithashtu është votuar me 126 vota pro projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zviceriane, për mbrojtjen shoqërore”.

Ndërsa projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” është miratuar pasi u votua me 76 vota pro, 44 kundër dhe 2 kundër.

Ora 22:43
Gjonaj: Regjistri i personave të dënuar për krime seksuale nuk është çelësi zgjidhës, por mekanizëm për parandalim

1658436397_WhatsAppImage20190520at11.27.201768x4591.jpg

Deputetja Etilda Gjonaj foli në Kuvend për projektligjin për regjistrin kombëtar për të dënuarit për krime seksulae duke thënë se nuk është celësi zgjidhës por mekanizëm për parandalim.

“Në të gjithë vendet, numri i rasteve që raportohen është më i ulët se atyre që ndodh. Ndodh për shkak të mentalitetit, por edhe sistemit të referimit. Ajo që vihet re është se gjykata nuk jep dënimin maksimal. Nga 1 milion në të gjithë botën, në 2010, në 2019 është 17 milion abuzime online. Nisma ligjore është jashtëzakonisht e mirë, për çështje të prekshme. Duhet të punojmë për ligjin penal, ashtu siç duhet të kemi dënime maksimale. Ky regjistër i shërben parandalimit. I shërben të gjitha viktimave. Regjistri nuk është çelësi zgjidhës, por një mekanizëm për parandalim", tha Gjonaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet