Ministri i Drejtësisë takim me homologun kroat: Memorandum bashkëpunimi për integrimin në BE dhe dixhitalizimin e sistemit gjyqësor

Ministria e Drejtësisë shqiptare dhe ajo kroate kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në kuadër të integrimit në fushën e drejtësisë si dhe në gjyqësor për çështjet penale dhe civile që do të sjelli harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së por edhe për modernizimin dhe dixhitalizimin e sistemit gjyqësor e promovimin e drejtësisë elektronike.

Pas nënshkrimit të memorandumit ministri Ulsi Manja zhvilloi një konferencë për shtyp me homologun kroat  Ivan Valenica. Manja tha se ky bashkëpunim do të lehëstojë proceduart e integrimit në kpaitur e drjetësië dhe të dretave themelore duke ngritur grupe pune të përbahskëta, gjë që u theksua edhe nga ministri kroat.

"Nënshkruam një memorandum bashkëpunimi mes dy ministrive tona dhe që i hap rrugë asistencës kroate në fushën e integrimi siç e dini ministria e drejtësisë në procesin e negociatave është përgjigje për gjyqësorin dhe të drejta themelore dhe eksperienca kroate është e duhura dhe e mirëpritura në ministrin e  drejtësie së Shqipërisë, me këtë memorandum bashkëpunimi do të jenë dy grupe pune të përbashkëta që kur te ulemi ne tryezën e negociatave do kemi asistencë kroate . ky memorandum bashkëpunimi përfshinë edhe bashkëpunimit për dixhitalizimin e sistemit gjyqësor", tha Manja

Manja tha se tjetër pikë thelbësore e marrëveshjes është edhe asistenca nga pala kroate për shkrimin, hartimin dhe menaxhimin e projekteve në mënyrë që të maksimizojmë përthithjen fondeve të BE në fushën e integrimit, drejtësisë dhe anti-korrupsionit

Edhe Kroacia ashtu si Shqipëria ka probleme me dosjet stok, ku i pyetur nga gazetari Arsen Rusta, ministri kroat tha se "zgjidhje e përkohshme është që gjyqtarët paguhen për të shkuar në gjykatat e tjera për të zgjidhur çështjet" ndërsa ndryshe Shqipëria që po tenton të shkojë drejt një harte te re gjyqësore me më pak gjykata. Ministri kroat shtoi se "strategjitë janë të ndryshme, të shohim kush do jetë efektive".

Pas takimit me ministrin Manja, ministri kroat i drejtësisë, Ivan Valenica u takua edhe me SPAK

"Nga ana e Drejtuesit të SPAK u prezantua misioni, struktura, funksionet, vështirësitë e paraqitura, si dhe arritjet e deritanishme të punës në SPAK. Në takim u diskutua gjerësisht rreth nevojës për të pasur një bashkëpunim ndërkombëtar sa më efektiv në luftë kundër krimit të organizuar në rajon apo më gjerë. Memorandumi i Mirëkuptimit i firmosur në Nëntor 2020 mes Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shqipëri (SPAK) dhe Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Kroaci (USKOK) u vlerësua si një shembull pozitiv në këtë drejtim", thuhet në njoftimin e SPAK.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!

Presidenti Begaj pret Këshillin e Diasporës: Vota e emigrantëve e rëndësishme, shteti duhet të mbrojë të drejtat tuaja!