Ministri i Ekonomisë Florjon
Mima kritikon konferencën e PS

Ministri i Ekonomisë Florjon<br />Mima kritikon konferencën e PS
TIRANE - Edhe ministri në ikje i Ekonomisë ,Tregëtisë dhe Energjetikës, Florjon Mima,, është bashkuar dje me homologune tij të Transportit, Sokol Olldashi, për të ironizuar konferencën për ekonominë dhe territorin, organizuar pak ditë më parë nga Partia Socialiste. Në një konferencë për mediat, ministri Mima u shpreh se: “Konferenca dominohej nga përzjedhja klienteliste e të ftuarve, falë edhe kontributit të Bankës Botërore.

Lista ngërthente emra dinjitozë akademikësh, ish-funksionarësh në organizmat ndërkombëtare, ish - ministrash të vendeve të zhvilluara apo në zhvillim, ish – zyrtarësh ekzekutivë në agjenci publike a organizata private biznesi, të cilët dhanë një sërë këshillash se çfarë duhet medoemos të mos eksperimentojë ajo”.

Sipas tij, zërat e të ftuarve, në unison edhe me zërin e Drejtoreshës se Bankës Botërore për Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore, Ellen Goldstein, theksuan se, përpjekja më madhore e qeverisë së re duhet të jetë shmangia e rënies së ekonomisë në recesion, çka e arriti qeveria Berisha. 

TAKSAT

Ministri nuk la pa komentuar as sistemin e taksimit, që do të aplikojë qeveria e ardhshme, duke u shprehur se kjo qeveri po shpërfill këshillat për të mos rritur taksat, por duke bërë çmontimin e taksës së sheshtë dhe riprezantimin e taksimit progresiv në vend. “Ekspertët e huaj, po ashtu, këshilluan që të mos merret pozicioni më i lehtë, ai i mohimit të gjithçkaje të arritur nga paraardhësit“. Florjon Mima “siguroi” ministrat e rinj se do të ulen në karriget e tyre dhe do të kenë rastin të verifikojnë se sa mund e djersë, sa programe e projekte, sa reforma e iniciativa janë ndërmarrë në këta 22 vite demokraci dhe sa personel është kualifikuar për të ngritur shtetin që ata do të drejtojnë. 

EKSPERTËT
Por, ekspertët në këtë konferencë kanë kritikuar, në rradhë të parë, logjikën e ndjekur nga qeveria Berisha, të zhvillimit të mbështetur në borxhe. Leif Pagrotsky, ish-ministër i Ekonomisë në Suedi, tha se “nuk mund të bazohet ekonomia juaj në deficit dhe borxhe, kjo është shumë e rrezikshme. Mund të duket gjë e mirë në aspektin afatshkurtër, por ata që ju kanë dhënë borxh mund t'ua kërkojnë para kohe, si na ndodhi ne në 1992. Gjëja me e mirë që bëmë në 20 vitet e fundit ishte të dilnim nga ky makth. Ne humbën vota, humbën zgjedhje, por tani jemi në pozicionin e duhur".

Nga ana e tij, një përfaqësues i Institutit të Eksporteve nga Britania e Madhe solli përvojën e vendit të tij për mbledhjen e taksave. Ai tha se “niveli apo shkalla aktuale e taksës është më pak e rëndësishme se parashikueshmëria sa do të paguhet. Në Shqipëri ka një shkallë të madhe të ekonomisë informale, mbi 40%, që është më shumë se shumë dhe niveli i punësimit i ulët. Keni shumë njerëz që punojnë e nuk paguajnë gjë, janë në zonën gri të ekonomisë e këtu duhet të bëhet diçka”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë