Fjala e mbajtur nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri në aktivitetin e prezantimit të punës së 100 ditëve të para të qeverisjes
Në leksikun e 8 viteve të fundit politike, fjala energji shkonte baras me superfuqi. Por në fakt, në 100 ditët e para u desh të përballeshim me një gangrenë të vërtetë financiare prej 1 miliard dollarësh borxh që kompanitë energjetike i kishin njëra tjetrës.
Detyra e parë që bëmë në këto 100 ditë qe ajo për të cilën ishim votuar, të merrnim situatën në dorë dhe të siguronim vendin me energji elektrike, pasi parashikimet qenë të zymta dhe buxhetit të shtetit do t’i duheshin rreth 30-40 milion dollarë për të blerë energjinë e nevojshme.
Përtej probleme që ka zakonisht dimri, për shkak të amortizimit dhe mungesës së investimeve në këto 8 vjet në sektorin e shpërndarjes së energjisë, arritëm të sigurojmë dhe të shmangim krizën energjetike. Kjo mbase është pak, por është shumë e rëndësishme, pasi energjia ishte pengesa kryesore dhe do të jetë motori kryesor i zhvillimit të këtij vendi.
Nga ana tjetër, kemi filluar një reformë strukturore në sektorin e energjisë. Një reformë të domosdoshme e cila do të bëjë të mundur që energjia vërtet të kthehet në promotorin e zhvillimit. E për këtë, kemi siguruar mbështetjen e donatorëve dhe i siguroj shqiptarët që në vitet në vijim, 200 milion dollarë të tjera do të investohen në ristrukturimin e sektorit të energjisë, për ta bërë energjinë motorin e vërtetë të zhvillimit.
Nga ana tjetër, kishim detyrën të vendosnim transparencën e nevojshme. Ndaj, ndër aktet e para që bëmë, anuluam ato koncesione të dhëna në ditët e fundit të asaj qeverie, në mënyrë të paligjshme dhe aspak transparente, pikërisht për t’i thënë shqiptarëve që jemi për barazi tregu, sepse pa barazi të tregut nuk ka nxitje investimesh, sidomos në sektorin energjetik.
Kishim edhe një detyrë shumë të rëndësishme, të vinim nën kontroll industrinë nxjerrëse, industrinë e naftës, për të cilën fatkeqësisht shteti kishte mbyllur sytë. E jam krenar që them se në këto 100 ditë, është arritur që të ketë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit nga industria e naftës, që të rritet më shumë kontrolli në kontratat koncesionare dhe nga industria nxjerrëse të sigurohen disa milion dollarë më shumë, vetëm nga pagesat e papaguara në 2 vitet e fundit e për të cilat fatkeqësisht shteti kishte mbyllur sytë.
Pse jo, mos lëmë pa përmendur një ngjarje shumë të rëndësishme dhe për të cilën të gjithë shqiptarët kanë qenë të shqetësuar, “xhunglën e Bulqizës”. Për herë të parë, shteti vuri nën kontroll situatën, por procesi nuk ka mbaruar akoma. Të paktën në 80% të operatorëve, morëm masa pezullimi dhe revokimi, pikërisht për të imponuar ato standarde minerare, për të siguruar jetën e minatorëve, por njëkohësisht për ta vënë zhvillimin e industrisë minerare mbi baza të qëndrueshme.
Këto mund të duken masa preventive, por nuk kemi lënë edhe masat që kanë të bëjnë me zhvillimin strategjik të këtij vendi. Këtu, me krenari do të thoja dy gjëra. Së pari, pata kënaqësinë dje në Prizren të inaugurojmë autostradën energjetike. Atë projekt që fatkeqësisht u sabotua në këto vite dhe që do të krijojë mundësi të mëdha, që hapësira mbarë shqiptare, Kosova dhe Shqipëria, të kthehen faktor energjetik rajonal dhe kjo vepër i shkon meritë këtyre 100 ditëve të kësaj qeverie.
Kemi bërë hapa të sigurtë për të ardhmen e gazifikimit të Shqipërisë, që shqiptarët të mos mbeteshin të gëzuar vetëm me faktin që kalonte gazi nëpërmjet territorit të Shqipërisë, por të kenë mundësinë që të përfitojnë dhe të sigurojnë një burim të qëndrueshëm, si Shqipëria edhe vende të tjera të rajonit. Duke e kthyer kështu burimin e gazit të pastër, një energji të sigurtë për Shqipërinë dhe njëkohësisht duke e kthyer Shqipërinë në një faktor strategjik në rajon.
Këto janë hapa që janë bërë nga kjo qeveri në këto 100 ditë. 100 ditë janë shumë pak për të dhënë konturet e plota të qeverisjes, apo për të realizuar të gjitha premtimet. Janë edhe 1400 ditë të tjera, por 100 ditë janë të mjaftueshme për të formuar tonin e një qeverisje që unë do ta thoja me devizën shumë të thjeshtë: Ndal rrënimit, pro zhvillimit!
Për këtë jemi votuar.
Faleminderit!
/Shqiptarja.com