Prezantimi i punës në 100 ditë qeverisje të Ministrisë së Financave, nga ministri Shkëlqim Cani:
1. Skanimi i situatës ekonomike
Në kushtet e një emergjence në thesar, ne ndërhymë duke shmangur paralizimin e pagesave të shtetit, pra dhe të funksionimit të tij duke bërë në dy muaj zero diferencën prej 9.8 miliardë lekë.
Jemi angazhuar në mënyrë intensive dhe kemi arritur tashmë një mirëkuptim me FMN dhe BB për shifrat reale të ekonomisë si dhe për masat që duhen marrë për të stabilizuar ekonominë. ·
Ne tashmë paraqesim në parlament buxhetin më të madh të historisë së vendit tonë, ku ekonomia realisht do të fitojë rreth 1 miliard dollarë investime!
2. Certifikimi i borxhit ndaj biznesit
Ne ju premtuam shqiptarëve transparencë dhe angazhuam një prej shoqërive më të njohura në arenën ndërkombëtare për ta thënë qartë, saktë dhe në mënyrë të pa kundërshtueshme se sa borxh i ka shteti biznesit.
Në bazë të raportit të Deloitte, Qeveria, në buxhetin 2014, mban premtimin e saj për shlyerjen e detyrimeve në shumën prej 35 miliardë lekë që në vitin e parë të mandatit!.
Nisur nga eksperienca e këtyre tre muajve, do të vazhdojmë procesin e transparencës për të verifikuar edhe borxhet e tjera të padeklaruara.
3. Ndëshkim mashtrimit dhe evazionit fiskal
Në më pak se tre muaj, vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, janë gjashte shkelje te zbuluara me detyrim te munguar dhe penalitete në 1.8 miliardë lekë.
Në më pak se tre muaj vetëm për dy raste në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për mashtrim dhe evazion, janë 31 milionë dollarë.
Qeveria ka angazhuar një nga kompanitë më me eksperiencë dhe reputacion ndërkombëtar “Crown Agents”, për të luftuar korrupsionin dhe evazionin në dogana, një plagë e rendë për të ardhurat e buxhetit dhe ekonominë shqiptare.
U kontrollua një nga sektorët më informalë dhe problematik të ekonomisë siç qe ai i lojërave të fatit.
Për rastet e konstatuara, nuk është hezituar aspak që përgjegjësit t’i çojmë në prokurori.
4. Taksimi i ndershëm
Kur kjo qeveri mori detyrën, Ministri i Financave merrte në llogarinë e tij 85% të rrogës bruto, pra kontribuonte 15% (Kryeministri merrte 86%, dhe kontribuonte 14%...), ndërkohë që sanitarja e Ministrisë së Financave kontribuonte 21% të rrogës së saj, dhe i mbetej vetëm 79% (pra, i mbeteshin rreth 24,000 nga rreth 31,000 lekë rrogë)!
Gjatë fushatës elektorale ne u zotuam për të zhbërë këtë filozofi taksimi, sipas të cilës ai që fitonte më shumë, paguante më pak. Tashmë ne transformojmë krejtësisht sistemin e taksave nëpërmjet një taksimi të ndershëm, ku ai që fiton më pak, paguan më pak. Ne ulim taksat për 97% të të punësuarve.
Ne heqim taksën e biznesit të vogël dhe ulim me 25 % tatimin e fitimit të tyre. Realisht, në biznesin e vogël, janë punësuar një pjesë e mirë shqiptarëve jo-buxhetorë. Lehtësimet që i krijohen kësaj kategorie do të kenë efekt të drejtpërdrejt si në buxhetet e këtyre bizneseve, ashtu edhe në mundësitë për punësim.
Do të heqim TVSH për barnat dhe shërbimet mjekësore, do të rrisim pagat për forcat e rendit, do të rrisim pensionet, do të shtojmë kompensimin e shtresave në nevojë për energjinë dhe shportën e ushqimeve, do ulim sigurimet shëndetësore për 73 mijë të vetëpunësuar.
/Shqiptarja.com