Në konferencë për median, Ministri i Financave Petrit Malaj u pyet edhe nga Report TV mbi skandalin me mikrokreditë, nëse do të ketë ndryshime ligjore siç ka propozuar Banka e Shqipërisë në mënyrë që të mbrohen konsumatorët nga mikrokreditë. Për këtë çështje ministri Malaj tha se ka nisur bashkëpunimi mes Ministrisë se Financave dhe Bankës së Shqipërisë për ndryshimet e domosdoshme. Por theksoi se vetë banka duhet të përmirësojë kontrollin ndaj subjekteve jo-banka.
“Është një çështje ku ne jemi të angazhuar. Por duhet të theksojmë që subjekteve jo banka monitorohen dhe duhet të monitorohen nga Banka e Shqipërisë. Ne jemi në komunikim me Bankën për të parë se çfarë ndryshimesh ligjore janë të nevojshme nga krahu i Ministrisë së Financave të cilat duhet ti adresojmë. Por nga ana tjetër vetë Banka duhet të bëjnë ndryshime rregulloratore që të përmirësojë kontrollin e institucioneve financiare jo-banka " tha Malaj.
Banka e Shqipërisë ka propozuar pas skandalit me mikrokreditë që rregulloret e saj, ajo që kufizon penalitetet që mund të vendosen mbi klientët si dhe norma maksimale e interesit të kthehen në ligje. Por propozim për ligje nuk mund të bëhet nga Banka e Shqipërisë, por duhet nga institucionet, dhe në këtë rast Banka vetëm bashkëpunon me Ministritë për të arritur në ndryshimet ligjore të domosdoshme për të mbrojtur konsumatorët.
Po ashtu vetë banka po punon për një rregullore të re me Bankën Botërore për të mbrojtur konsumatorët nga kreditë si në banka ashtu edhe në jo-banka.
Edhe në deklaratën e 1 gushtit të Bankës së Shqipërisë që erdhi në përgjigje të shqetësimit të presidentit Bajram Begaj, thuhej se duhet të bëhen disa ndryshime, mes të cilave ishte edhe: “Përkthimin në ligje të ndryshimeve rregullative të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, mbi vendosjen e tavaneve për penalitetet dhe normat e interesit”.
Domosdoshmëria për të pasur ligje më të forta për të mbrojtur qytetarët nga institucionet jo banka doli më shumë në pah pas skandalit me mikrokreditë nga MCA e Final, ku u mashtruan qindra qytetarë.
Lajmi kryesor:
Reformë pensioneve, Ministri i Financave: Skema brenda tetorit! Paketë e re ndihme ekonomike! Profesionet e Lira, Malaj: I drejtohemi Kushteteses për tatimin e parapaguar
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.3%
-
Të gabuar
56.1%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike
15 Janar, 08:52
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
27 Dhjetor 2024, 19:10
-
Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë
22 Dhjetor 2024, 14:39
-
Profesionistët e lirë/ Tatimet: Mbi 7 mijë profesionistëve iu rikthyen 6 mln euro! Çelmeta: 600 prej tyre nuk kanë deklaruar llogaritë
20 Dhjetor 2024, 17:59
-
Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist
19 Dhjetor 2024, 23:23
-
Kuvend/ Malaj-opozitës: Keni 2 vite që flini gjumë! Bardhi: Herën tjetër paraqitur në orar, kështu është kur merr ministra nga rruga
19 Dhjetor 2024, 11:55
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Malaj: Rrisim me 87 milionë euro kuotat në FMN, investim për sigurinë financiare
12 Dhjetor 2024, 18:46
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
Ministri i Financave: Brenda dhjetorit përcaktohet bonusi i pranverës për pensionistët, rishikojmë buxhetin 2024! Së shpejti të dhëna për aksionin kundër informalitetit
11 Dhjetor 2024, 12:14