PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Guajana, ku gjatë takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Carolyn Rodrigues-Birkett, ka nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Guajanës, bën me dije përmes një njofitmi për media kjo ministri.
"Vendimin për njohjen e Kosovës, Qeveria e Guajanës e ka marrë në mars të këtij viti, ndërsa vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve, ka formalizuar dhe zyrtarizuar këtë njohje", thuhet në njoftim.
Gjatë qëndrimit në Xhorxhtaun, përveç takimit me homologen Rodrigues-Birkett, ministri Hoxhaj u prit edhe nga presidenti i këtij shteti, Donald Ramotar.
"Gjatë takimeve, ministri Hoxhaj dhe udhëheqësit e shtetit dhe diplomacisë së Guajanës kanë shprehur përkushtimin e dy shteteve për fuqizimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet Kosovës dhe Guajanës", thuhet në njoftim.
Guajana, është shtet anëtar i Komunitetit të Karaibeve dhe në kryeqytetin e saj, Xhorxhtaun, ndodhet selia e sekretariatit të kësaj organizate.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com