Ministri i Jashtëm rus në Beograd
krahason Krimenë me Kosovën

Ministri i Jashtëm rus në Beograd<br />krahason Krimenë me Kosovën
“Qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes së Kosiovës është plotësisht i qartë dhe i pandryshuar”. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ndërsa ndodhet për një vizitë në Beograd. Lavrov madje ka krahasuar Krimenë me Kosovën.

Janë absurde përpjekjet e atyre që bënë regjinë e largimit të Kosovës nga Serbia pa asnjë referendum që të vënë në dyshim vullnetin e shprehur të qytetarëve të Krimesë që t’i bashkohen Rusisë”, ka thënë thefi i diplomacisë ruse.

Ai ka theksuar se mbështet dialogun e nisur mes dy vëndeve, por mbi të gjitha qëndrimin e palës serbe. 
Qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes së Kosiovës është plotësisht i qartë dhe i pandryshuar. Rregullimi i këtij problemi është i mundur vetëm në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe në suazat e përcaktuara me Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sa u përket përpjekjeve të Beogradit në këtë drejtim, për ne janë të pranueshme ato vendime që do të kënaqin Serbinë. Nga ana jonë jemi të gatshëm që edhe më tej të ofrojmë përkrahjen e domosdoshme për partnerët serbë” , ka thënë ministri i jashtëm i Rusisë.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit