Ministri i Jashtëm Di Maio: Italia po negocion me Europën për rihapjen e turizmit më 15 qershor

Ministri i Jashtëm Di Maio: Italia po negocion me Europën për rihapjen e turizmit më 15 qershor

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se Qeveria italiane po negocion në Europë për të shmangur të ashtuquajturat "korridore" që përjashtojnë qarkullimin në disa vende dhe për të rifilluar turizmin evropian më 15 qershor.

Ai tha se qëllimi është të rindizet motori I turizmit njëherazi në të gjithë Evropën

“Gjermania  po synon të rihapet më 15 qershor duke këshilluar njerëzit të shkojnë me pushime në vendet e tjera, ndërsa me Austrinë dhe me vendet e tjera  po punojmë për t’ia arritur kësaj”, shtoi ai.

‘Të katër vendet e ashtuquajtura ‘të kursyera’ të BE-së duhet të kuptojnë se nëse dikush bie, të gjithë bien. Deri tani u morëm me masat për të ndihmuar sipërmarrësit dhe profesionistët, kjo nuk mjafton, dhe në këtë nuk mjafton duhet të jenë edhe negociatat me BE-në”, shtoi ai duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me negociatat në vazhdim e sipër për fondin e rimëkëmbjes.

”Në këtë lojë Bashkimi Europian po zgjedh nëse duhet të ekzistojë. Unë nuk mendoj se është çështje dalja ose hyrja në BE: është çështje e së ardhmes. Besoj se  BE ka gjithçka që duhet për të shkruar një të ardhme të re përmes Fondit të Rimëkëmbjes”, theksoi ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen