Ministri gjerman Mass: Qershori i 2019-ës nuk është automatizëm për hapjen e negociatave, ka kritere
Ministri gjerman Heiko Mass ka thënë se Shqipëria është shumë pranë anëtarësimit në BE, por ka theksuar se qershori i vitit 2019, nuk është automatizim i hapjes së negociatave pasi ka kritere të qarta
TIRANË-Ministri gjerman Heiko Mass ka thënë se Shqipëria është shumë pranë anëtarësimit në BE, por ka theksuar se qershori i vitit 2019, nuk është automatizim i hapjes së negociatave pasi ka kritere të qarta. Mass ka thënë se Reforma në Drejtësi i ka dhënë një hap gjigant Shqipërisë në betejën për të ndërtuar një shtet ligjor.
Ka një entuziazëm që do na duhej edhe ne në BE. U mor në qershor një vendim për nisjen e mundshme të bisedimit. Mendoj që ka qenë një angazhim kurajoz , dhe për këtë Shqipëria mund të jetë krenare. Qershori i vitit 2019, nuk është automatizëm, kriteret janë të ditura dhe të qarta. Në përpjekje të reformave, duhet të binden skeptikët. Të forcohet shteti ligjor dhe të vijojë reforma në Drejtësi. Në vitet e fundit, Shqipëria ka dalë me Reformën në Drejtësi me një hap gjigant. Janë verifikuar gjykatës dhe prokurorë që vendosin kriteret përtej luftës për krimin e organizuar. Do vijojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto reforma. Ditmir, ju mund të mbështeteni tek Gjermania. Në fund të ditës do t’ja vlejë të shfrytëzojmë shanset , perspektiva për anëtarësimin është më afër se kurrë. Besoj se do t’ja dalim.
Heiko Mass, ministri i Jashtëm gjerman
I pyetur nga gazetarët, për një marrëveshje Kosovë-Serbi për korrigjimin e kufijve, Mass ka thënë se ekziston frika për një shkëmbim të mundshëm të kufijve, por ka siguruar se Gjermania vazhdon të jetë skeptike në këtë aspekt.
Ekziston frika e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. Jemi skeptikë, të përmbajtur dhe diskretë.
Heiko Mass, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
20.4%
-
As i mirë as i keq
35.5%
Vota total: 519
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Pse ka nevojë Europa për Shqipërinë? Shkrimtari austriak: Kryeministri Rama, interesant në politikën europiane! I vetmi kryetar shteti, artist
2 Nëntor, 10:12
-
Spahiu ironizon Ramën: Nëse BE na ka poshtëruar tre herë, Shqipëria ka poshtëruar 30 herë veten
15 Tetor, 21:37
-
Shqipëria hap grup-kapitullin e parë me BE, ambasadori Gonzato: Partitë ta konsiderojnë Integrimin prioritet kombëtar strategjik!
15 Tetor, 12:27
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator, 07:02
-
Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit
20 Prill, 11:58
-
Ditmir Bushati: Me mendjen akull, me zemrën zjarr!
28 Janar, 20:35
-
Bindja që më përforcoi 2023
8 Janar, 13:29
-
Sulmi në Veri të Kosovës, ish-ambasadori Gashi: Inteligjenca parandaloi një masakër! Bushati kundër konferencës: Serbia, prishësja e qetësisë së rajonit
25 Shtator 2023, 22:44
-
Eksperti i BE në podcastin e Ditmir Bushatit: Integrimi nuk është në dorën tuaj! Lufta në Ukrainë hapi mundësi për Ballkanin Perëndimor
9 Qershor 2023, 19:42
-
Ditmir Bushati: Diplomati që shënon një shekull
27 Maj 2023, 10:17