Ministri i Jashtëm grek: Beleri duhet të betohet, kam informuar BE dhe KE për këtë çështje

Ministri i Jashtëm grek: Beleri duhet të betohet, kam informuar BE dhe KE për këtë çështje

1700241663_beleri.jpg

Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis ka kërkuar sërish betimin e Fredi Belerit. Në fjalën e tij në Samitin e 7-të të Selanikut, ministri grek ka thënë se Beleri po mbahet në burg dhe nuk lejohet që të betohet. Ministri grek thotë se ka informuar homologët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Në veçanti, a më lejoni t'i referohem çështjes së marrëdhënieve tona me Shqipërinë, duke iu referuar çështjes së ndalimit të përkohshëm të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, i cili ndodhet tashmë në këtë regjim që prej muajit maj,u arrestua dy ditë para zgjedhjeve dhe aktualisht ndodhet në burg. Me gjithë respektin për rendin e brendshëm juridik të Shqipërisë, ajo që kërkoi qeveria greke nuk ka të bëjë fare me pavarësinë e drejtësisë dhe as me procedurat e brendshme gjyqësore të vendit fqinj. Greqia kërkoi betimin e kryetarit të zgjedhur në atë mënyrë që vullneti politik i shprehur në zgjedhjet e majit të reflektohej në veprim politik. Nuk bëhet fjalë për veprim gjyqësor dhe as për ndonjë ndërhyrje nga jashtë. Ky është një akt administrativ, i cili duhet të zbatohet dhe është respektimi i duhur i të drejtave civile dhe shtetit të së drejtës. Unë personalisht kam marrë përsipër të informoj homologët e mi të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian. Dhe në shumë raste kam pasur rastin të flas me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare në nivelin më të lartë për të shprehur këtë qëndrim të qeverisë greke”, ka thënë ai.


Lajmi kryesor:

‘Zhduket’ dëshmitari i SPAK në gjyqin ndaj Fredi Belerit! Abdyl Rama s`gjendet nga policia, SPAK: Iku jashtë shtetit! Gjykata shtyn seancën


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë