Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias pritet që të vizitojë Tiranën zyrtare dy javët e fundit të Korrikut të këtij viti. Kështu ka shkruar e përditshmja greke ‘Kathimerini’ duke cituar burime zyrtare të qeverisë greke.

Sipas artikullit, Kotzias do të diskutojë për 7 çështje kryesore me Kryeministrin Rama gjatë vizitës në Shqipëri.


7 ÇËSHTJET KRYESORE
 
 
1-Do të diskutohet për Marrëveshjen e Detit të vitit 2009 pasi qeveria greke nuk ka pranuar rinegocim për këtë çështje, por do të marrë në konsideratë korrigjimet e mundshme teknike.

2-Do të diskutohet për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë e miratuar nga Greqia që në vitin 1987.

3-Do të diskutohet për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

4-Do të diskutohet për ndërtimin e 3 varrezave për ushtarët grekë të vrarë gjatë luftës në vitin 1940.

5-Do të diskutohet për koalicionin e qeverisë me PDIU, gjë e cila nuk është pritur mirë nga qeveria greke pas largimit nga posti i nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule të PBDNJ dhe zëvendësimit të tij me kreun e partisë së çamëve Shpëtim Idrizi. Ministria e Jashtme e Greqisë ka bërë deklarata të forta kundër zgjedhjes së Idrizit në këtë post.

6-Do të diskutohet për mbështetjen e Greqisë ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

7-Do të diskutohet për një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Athina zyrtare.

Kreu i diplomacisë greke anuloi vizitën në Tiranë më 22 Maj 2015 kur u zhvillua konferenca ndërballkanike e ministrave të Jashtëm(SEECP). Shkak i anulimit ishte mosmarrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjen e kufijve detarë. 



(v.gj/shqiptarja.com)