Bushati-Kotzias tre orë takim, tabu çështja Çame

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë gjatë një takimi tre orësh kanë tentuar të tejkalojnë ngërçin ku janë futur bisedimet mes dy vendeve. Siç edhe Report TV raportoi një ditë më parë duke cituar burime diplomatike, bisedimet janë në stanacion.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e vizitës blic në Tiranë e ministrit Kotzias.

Mbetet e paqartë nëse kjo vizitë ka mundur ti nxjerrë nga stanacioni bisedimet ku ngërçi kryesor lidhet me zgjidhjen që kërkon çështja e shellfit kontinental njohur si kufiri detar.

Pas takimit, si Ministria shqiptare për Europën dhe Punët e Jashtme dhe ajo greke publikuan një deklaratë të njëjtë për mediat, pa dhënë detaje.  “Bushati dhe Kotzias u dakortësuan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirë pranuara për çështjet ende në diskutim”.

Kjo ministri nuk flet me terma konkret se për çfarë u bisedua dhe cilat janë çështjet që kërkojnë avancim.

Megjithatë Report TV ka mësuar parakushtin e vendosur nga Kotzias për Bushatin përpara nisjes së takimit.

Një burim diplomatik tregoi kushtin që Kotzias i ka vënë Bushatit që është pikërisht çështja çame.

Nuk dua në takim asnjë fjalë për Çamërinë. Nëse më përmendet Çamëria iki nga takimi

 

Ministri i Jashtëm grek, Kotzias 

Për këtë zhvillim reagoi edhe kreu PDIU Shpëtim Idrizi, i cili në një deklaratë për median thotë se “Çështja e shqiptarëve të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh 27 qershorin si ditën e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe Rezoluta për çështjen Çame.

Shpetim Idrizi në deklaratë thekson se “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati, që për sa kohë Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, duhej të mos ulej në tavolinë me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë” .

Ndërkohë, brenda qeverisë ‘Rama 2’ ecuria e bisedimeve mes dy vendeve fqinje shihet një test i fortë për vijimin në të qëndruarin e Bushatit në postin e ministrit të Punëve të Jashtme.

Për shkak të vështirësive ku kanë hyrë në negociatat, kryeministri Aleksis Tsipras anuloi vizitën në Shqipëri e planifikuar në fillim të prillit.


Fillimisht ishte planifikuar që Tiranën ta vizitonte kryeministri grek Aleksis Tsipras për të firmosur me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama marrëveshjen e detit dhe një sërë çështjesh të tjera për të cilat fillimisht u duk se kishte dakordësi mes Tiranës dhe Athinës.

Por sipas mediave greke, hezitimi i Tiranës zyrtare për nisjes e negociatave, pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta vonoi dhënien e autorizimit për lëshimin e plotfuqisë nga ministri i Jashtëm Bushati, bëri që Tsipras të anulojë vizitën dhe të dërgojë në Shqipëri Kotzias. Bushati dhe Kotzias kanë zhvilluar edhe dy takime të mëparshme në Kretë në nëntor 2017 dhe në Korçë vetëm dy muaj më parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Takimi me Kotzias, Bushati: Po punojmë për takimin Rama-Tsipras

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka komentuar takimin e tij me homologun grek, Aleksis Tsipras në Tiranë, i cili sipas tij zhvillohet për të çuar më tej progresin mes dy vendeve për zgjidhjen e çështjeve. 

Kryediplomati shqiptar tha gjithashtu se grupi i punës i ngritur pas dhënies së autorizimit të Metës dhe lëshimit të plotfuqishmërisë është duke punuar për takimin Rama-Tsipras, por nuk dha një datë konkrete.  

“Çdo gjë do të bëhet në kohën e duhur. Sot është një takim i radhës me homologun grek në vijim të dialogut  që kemi ngritur, jemi në një fazë të re, është bërë progres në disa fusha, kemi fusha të tjera ku në ditët në vijim do kemi progres si leja e drejtimit të automjeteve për shtetasit shqiptarë në Greqi, Presidenti i Republikës ka lëshuar autorizimin, unë kam firmosur plotfuqishmërinë dhe grupi negociator është duke punuar dhe besoj se do biem dakord me Kotzias për datat e takimit dhe kalendarin si do operojë grupi i punës dhe po punojmë edhe për takimin e dy kryeministrave”. 

Ditmir Bushati, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hahahaaaaaaa: 29/03/2018 16:19

    NUK DUA TA DEGJOJ ME EMRIN PEZE

    Përgjigju
  • UPSSSSSSSSSSS: 29/03/2018 16:09

    SA PER TE QESHUR DHE QARE , TE VE KUSHT PASI KA ARDH NE TIRANE KU JE I DETYRUAR TA PRESESH POR GJITHE AJO DASHURI KUR U NDANE MUND T'I KISHTE NGUL NJE GOZHDE "SIPAS JUSH DUHET TE JETE TAKIMI FUNDIT SE CAMERIA EKZISTON"

    Përgjigju
  • Maks: 29/03/2018 14:52

    Edhe shqiperia te ndaloj urgjentisht ndertimin e varrezave greke dhe mos njohjen e minoriitetit grek por ti njoh si shqiptar grekfoles

    Përgjigju
  • Donela: 29/03/2018 11:46

    Mos toleroni e mos leshoni pe,se jane mesuar keto palo greke te na trajtojne se inferiore.

    Përgjigju
    • agim: 29/03/2018 17:14

      Cfar po lexojm mor vllezer ta quajm mik apo armik miku pa dal nga shtepia e vet te lajmron po me permende camet i zoti shtepis duhet te ngriet nga tevolina ky lloi miku me duket nga koka qenka si lock lisi.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet