Ministri i Jashtëm grek telefonon Ramën: Folëm për zhvillimet në rajon

Ministri i Jashtëm grek telefonon Ramën: Folëm për zhvillimet në rajon

Nikos Dendias dhe Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Lajmin e ka dhënë vetë kryediplomati grek në një postim në rrjetet sociale.

"Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë. Në fokus marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajonin tonë" shkruan ai. Referuar çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve dhe aktualitetit, nuk përjashtohet fakti që në bisedën telefonike të jetë prekur edhe tema e kufirit detar.

Nikos Dendias pati një bisedë telefonike edhe me ministrin e Jashtëm Italian, Luigi Di Maio. Greqia miratoi marrëveshjen me Italinë për kufirin detar, por situata e tensionuar me Turqinë ka vendosur në lëvizje edhe Bashkimin Europian për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb