Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka kritikuar deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për bashkimin e shqiptarëve në Ballkan.

“Ne e dimë se ku kanë çuar deklarata të tilla në atë territor dhe nuk duhet vetëm të vëzhgojmë. Sigurisht që do të ketë edhe deklarata zyrtare nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Lajçak për gazetën sllovake Pravda.

Lajçak ka qenë i dërguari i veçantë i Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, në Shqipëri, pas ngjarjeve të 21 janarit.

(Marrë nga "Radio Europa e Lirë")

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)