Ministri i Jashtëm Igli Hasani në Romë flet me Tajanin dhe për emigrantët: Presim zbardhjen e vendimit të Kushtetueses

Ministri i Jashtëm Igli Hasani në Romë flet me Tajanin dhe për emigrantët: Presim zbardhjen e vendimit të Kushtetueses

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se Shqipëria do të vijojë me hapat ligjorë të parashikuar në legjislacion për marrëveshjen me Italinë, pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Në një konferencë për shtyp nga Roma, ku sot u nënshkrua marrëveshja për njohjen e kontributeve shoqërore mes dy vendeve, ministri Hasani bëri të ditur se pjesë e diskutimit me homologun italian, Antonio Tajani ishte edhe rreth marrëveshjes për emigrantët.

Me Ministrin Tajani ne biseduam shumë çështje të aktualitetit. Padyshim që diskutuam edhe për marrëveshjen tjetër që kemi në dorë. Shqipëria, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojë me hapat e veta. Ne presim zbardhjen e vendimit nga Gjykata, në mënyrë që të procedojmë dhe me ratifikimin në Kuvendin e Shqipërisë. Padyshim që strukturat shqiptare janë gati dhe do t’i përgjigjemi ritmit që do të biem dakord me palën italiane, e cila është gjithashtu në proceset e veta të miratimit të kësaj marrëveshjeje. Them se e gjithë biseda e mëngjesit të sotëm u përqendrua në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë jo vetëm me marrëveshjet dypalëshe, por edhe me çështjet në rajon. Ballkani Perëndimor ishte një nga pikat për të cilat ne diskutuam gjatë dhe zhvillimet në BP nuk mundet t’i lëvizen vëmendjes që dy qeveritë tona kanë. Padyshim, edhe rruga e Shqipërisë drejt BE është arsyeja tjetër që ne jemi sot këtu. Pasditen e djeshme, u angazhuam me Ministrat e Ballkanit Perëndimor dhe me grupin e Miqve të disa vendeve të BE me BP, për të krijuar klimën e nevojshme politike për të përshpejtuar mekanizmat e aderimit në BE përpara vitit 2030.  

Shqipëria dhe Italia nënshkruan në nëntor të vitit të shkuar një marrëveshje për ngritjen e një qendre pritjeje në Lezhë për emigrantët që do të zbarkojnë në brigjet italiane. Më 29 janar 2024 Gjykata Kushtetuese deklaroi se marrëveshja nuk shkel Kushtetutën dhe i hapi dritën jeshile ratifikimit në kuvend

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja