Ministri i Jashtëm Igli Hasani vizitë 3 ditore në Indi: Synojmë zgjerimin e marrëdhënieve në zhvillimin e projekteve strategjike
Igli Hasani, ministër i Jashtëm
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur sot drejt Indisë ku do të zhvillojë një vizitë pune 3 ditore.
I ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë, Ministri Hasani do të marrë pjesë në edicionin të 9-të të "Raisina Dialogue", si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe e shumëpalëshe.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Hasani do të takohet me kryeministrin Arvind Kejriëal, Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Dr.S. Jaishankar, drejtues të kompanive më të mëdha indiane në fushën e teknologjisë, shëndetësisë, arsimit etj.
Vizita e Ministrit Hasani në Indi është tregues i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Indisë, dhe synon të çojë përpara këtë miqësi tradicionale mes dy vendeve të bazuar në të njëjtat vlera, në kontekstin e ri historik.
Gjithashtu synohet zgjerimi i marrëdhënieve me Indinë në zhvillimin e projekteve strategjike në infrastrukturë, energji, inovacionin, farmaceutikë, softuer, turizmi dhe sektorë të tjerë.
India është një partner tregtar i rëndësishëm i Shqipërisë, furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar. Gjatë vitit 2023 norma e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti 24.9 % më shumë se një vit më parë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
12.4%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 964
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Hasani vizitë në Londër, takohet me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë, në fokus forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe
19 Mars, 18:00
-
Ministri Hasani vizitë në Francë, takim me homologun Barrot: Shqipëria u vlerësua për progresin drejt BE-së dhe kontributin në stabilitetin rajonal
18 Mars, 12:21
-
Bitcoin si një rezervë strategjike e SHBA, çfarë dihet për planin e Trump për kriptomonedhat
12 Mars, 11:58
-
Një ditë pas pezullimit të tarifave doganore, Trump kërcënon sërish Kanadanë: Tarifa reciproke për lëndën drusore dhe produktet e bulmetit
7 Mars, 21:49
-
Ministri Hasani: Mirënjohje për mbështetjen që Çekia ka ofruar për Shqipërinë në procesin e integrimit në BE
6 Mars, 13:02
-
Maroku dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin dypalësh në 63-vjetorin e lidhjeve diplomatike! Pritet heqja e vizave afatshkurtra
2 Mars, 14:47
-
Negociatat përplasin PS-PD, Tabaku: Jemi pro integrimit, por s'ka transparencë! Spiropali: S’ka plan B përveç integrimit në BE! Hasani: S’jam këtu për fushatë
28 Shkurt, 10:01
-
Ministri Hasani vizitë zyrtare në Ankara, takohet me homologun turk: Avancim i shkëmbimeve tregtare
27 Shkurt, 14:15
-
Hasani në Mynih: Shqipëria, angazhim të fortë për forcimin e partneriteteve, sigurinë rajonale dhe sovranitetin territorial të Ukrainës
16 Shkurt, 14:47
-
SHBA do të rrisë shitjen e produkteve ushtarake në Indi, do të ofrojë avionët F-35
14 Shkurt, 08:42
-
Kuvend/ Berisha bëhet ‘lëmsh’, i duket Gjylameti si Xhaçka! Burri i Blerinës s’u thirr kurrë në SPAK! Replikon deputetja e PS-së: Më shkarkove nënën e babain nga puna në një ditë
13 Shkurt, 12:48
-
Ministri Hasani mikpret homologen nga Lihtenshtajni: Intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik e tregtar mes dy vendeve
12 Shkurt, 15:29