Ministri i jashtëm italian zbulon telefonatën me Ramën: Çfarë më tha për dërgimin e 30 mjekëve

ITALI- "Nga veprimi i Edi Ramës duhet të mësojnë edhe të tjerët". Ky ishte mesazhi i ministrit të jashtëm italian gjatë emisionit "Ultima Ora" në kanalin Rai Uno.

Ministri i jashtëm italian tregon zanafillën e nisjes së mjekëve shqiptarë drejt Breshas në Itali për të ndihmuar stafin mjekësor italian të përballojë situatën e krijuar nga koronavirusi, teksa ka zbuluar edhe bisedën telefonike me kryeministrin Edi Rama.

‘Më mori vetë në telefon kryeministri Edi Rama dhe më tha Luigi në nuk mund të rimë si spektatorë përpara kësaj drame që po ndodh. Edhe Shqipëria po kalon vështirësi për shkak të virusit, por Rama më tha që ne nuk kemi ende nevojë të përdorim të gjitha rezervat tona. Kështu që ne nuk mund të rrimë të shohim çfarë ndodh me vëllezërit tanë italianë të cilëve iu kanë mbaruar të gjitha rezervat. Në fakt rezerva është një term ushtarak, por dua të sqaroj se mjekët tani sot janë ushtria jonë që po përballet me armikun. Unë shkova vetë i prita mjekët dhe infermierët shqiptar në aeroport. Ky gjest i kryeministrit Rama, i popullit shqiptar është një mësim i mirë edhe për të tjerët. Dhe këtu dua të kujtoj atë që më tha kryeministri Rama në telefon: Nuk jemi një vend i pasur, por nuk jemi pa memorie. Tani dua të theksoj diçka që ne Italia kur të mbarojë kjo situatë nuk do të harrojmë se kush na ndihmoi në këtë periudhë të vështirë. Dhe nga ana tjetër do të bëjmë gjithçka për t'u a shpërblyer atyre që na ndihmuan’, tha Di Maio.

Ministri i jashtëm italian foli edhe për marrëdhënien me Bashkimin Europia, teksa nuk nguroi që të shfaqte zhgënjimin që e kishin lënë të vetëm në këtë betejë.

‘Ndërkohë që ne sot gjendemi në situatën më të vështirë që jemi gjendur ndonjëherë për një marrëveshje me Bashkimin Europian.  Zërin nuk po e ngremë sepse jemi antieuropianë, por një pyetje dua t'u a bëj të gjitha qeverive europianë çfarë faji ka Italia për këtë pandemi? Dikur na thonin nuk ju ndihmojmë sepse i keni shpërdoruar paratë apo i keni bërë llogaritë keq, kurse kjo është një pandemi globale dhe Italia është goditur shumë fort njëlloj si disa shtete të tjera europaine. Ne sot duam që të mund të shpenzojmë të gjitha paratë që duhen për të ndihmuar qytetarët që sot janë në vështirësi. Të mund të paguajnë qiranë, të mos humbin punën, të mund të bëjnë pazar, të paguajnë fraturat e ujit dhe dritave të mund t'u japin për të ngrënë fëmijëve të tyre’, tha ai.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fanie: 01/04/2020 18:52

    Nje bravo te madhe per te gjithe mesuesit kudo jane e qe punojne pertej orarit si misionare te dijes. Te gjithe duhet te vleresojne perkushtimin maksimal te tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet

Hasanaj: Në Shqipëri nuk do ketë më non-grata, pasi po vepron drejtësia! Qefalia: Të vijë Trump këtu dhe t'i japë dorë një partie, non-sens! Krijon hilaritet