Ministri i Jashtëm rus do vizitojë Bjellorusinë më 19 janar, diskutim për projekte dypalëshe dhe bashkëpunimi në fushën e planifikimit të politikës

Ministri i Jashtëm rus  do vizitojë Bjellorusinë më 19 janar, diskutim për projekte dypalëshe dhe bashkëpunimi në fushën e planifikimit të politikës

Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Bjellorusinë më 19 janar, këtë lajm e ka raportuar vetë Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse. 

"Takimet e ministrive të jashtme të Bjellorusisë dhe Rusisë mbahen çdo vit që nga viti 2000 dhe janë një mekanizëm efektiv për sinkronizimin e përpjekjeve të Bjellorusisë dhe Rusisë në kuadrin ndërkombëtar". tha Zakharova. 

Sipas zëdhënëses, gjatë vizitës do të diskutohet progresi në zbatimin e programit 2022-2023 për veprimet e bashkërenduara në politikën e jashtme të shteteve anëtare të Traktatit për themelimin e Shtetit Union. 

Bashkëpunimi në fushën e planifikimit të politikës së jashtme, koordinimi i veprimeve përballë Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Këshillit të Evropës, puna e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe ndërveprimi në platformat shumëpalëshe do të jenë temat kryesore për diskutimnë takim e ardhshëm.

Theksojmë, që Ukraina po përgatitet për një sulm të mundshëm nga territori bjellorus e madje në disa deklarata, Zelensky shtë shprehur se qëndron mundësia që Bjellorusia të futet në luftë kundër Ukrainës. Nga ana tjetër, Irani ka ngadalësuar shpërndarjen e tankeve ndaj Rusisë dhe kjo e ka bërë Rusinë më të ngadaltë në sulmet e saj.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Situatë e rëndë në Soledar, mbi 500 persona të bllokuar! Lideri i opozitës ruse i sëmurë në qeli, SHBA: Jemi të shqetësuar


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë