Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Beogradin më 7 qershor, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe.
Lavrov që nga ajo kohë do të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb, ku pritet të diskutohet për luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë përballë situatës.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë që BE po përgatit paketën më të ashpër të sanksioneve deri më tani.
Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve anti-ruse dhe BE-ja ka rritur presionin ndaj Beogradit.
Vizita e Lavrov do të jetë një mundësi për të sqaruar qëndrimin e Moskës për Kosovën duke pasur parasysh deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët bënë krahasime me situatën në Donbas.
Lavrov në qershor do të vizitojë Serbinë, në fokus të diskutimeve Kosova dhe lufta në Ukrainë
Komento
Arber kocja
PërgjigjuDo vie të takohet me vllëzrit Rama-Vucic dhe të marr raportin se deri ku kan arritur me ”ballkanin e hapur rus ” …?
PërgjigjuIdiot. Komente stereotipe. Ku i di gjithe keto gjera. Sa per Balkanin e hapur u bashkua edhe Abazovici. Ka kush e monitoron se mos rreshqet ne drejtim te padesheruar. Po e perseris, je nje gomar i vertete.