Ministri i Jashtëm serb: Për Beogradin ekzistojnë tri vija të kuqe për çështjen e njohjes së Kosovës

Ministri i Jashtëm serb: Për Beogradin ekzistojnë tri vija të kuqe për çështjen e njohjes së Kosovës

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, është shprehur se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis dhe se për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe. Sipas tij, çdo gjë e nënshkruar duhet të zbatohet, Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe siguria e serbëve në Kosovë duhet të garantohet.

“Nëse KFOR-i nuk dëshiron ta bëjë këtë, nëse policia e Kosovës nuk dëshiron ta bëjë, atëherë mos na çoni në atë pikë që policia dhe ushtria serbe duhet të garantojnë sigurinë dhe paqen në Kosovë. Kjo është diçka që ne nuk do ta dëshironim", tha ai.

Kur flitet për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, Serbia vijon të kërkojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër.

Daçiç e për Serbinë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është kundërproduktiv derisa të arrihet një “zgjidhje politike”.

Lidhur me këtë temë, ministri i Jashtëm hungarez tha se vendi i tij do të votojë kundër pranimit të Kosovës në këtë institucion, nëse kjo del në votim. Në maj të vitit të kaluar Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërsa në dhjetor vendi dorëzoi kërkesën formale për anëtarësim në BE.

Komisioni Evropian pritet të analizojë gjatë këtë aplikim, pasi në BE janë pesë vende që ende nuk e njohin shtetësinë e Kosovës. Procesi i dialogut – i cili parasheh normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë– ka nisur qysh në vitin 2011.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri

Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri