Ministri i Jashtëm serb, Daçiç: Nuk shkoj në Strasburg nëse iniciohet procedura për pranim të Kosovës në KiE! Të pranojnë asociacionin

Ministri i Jashtëm serb, Daçiç: Nuk shkoj në Strasburg nëse iniciohet procedura për pranim të Kosovës në KiE! Të pranojnë asociacionin

Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç

Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka refuzuar të shkojë nesër në Strasburg  në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse Kosova do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë.

Në një konferencë për media, pas takimit me ministren e Jashtme të Gabonit, Yolanda Nijonde, se në 10-vjetorin e arritjes së Marrëveshjes së Brukselit – mes Kosovës dhe Serbisë - është bërë e ditur që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, do të nisë procedurat për pranimin e Kosovës në atë institucion.

“Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e veta, që i parasheh Marrëveshja e Bruselit që 10 vjet, dhe për këtë gjë, ajo duhet të shpërblehet dhe të nisë procedura për pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Ky është mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë Daçiq.

Daçiç ka thënë se Këshilli i Evropës nuk e ka pranuar kurrë një entitet që nuk është shtet dhe se nuk mund të diskutohet për mbrojtjen e integritetit të Ukrainës, pa e diskutuar integritetin e Serbisë. Ndër të tjera Daçiç është shpreurse kjo procedurë për pranimin e Kosovës në KiE nuk mund të bëhet pa nënshkruar asociacionin. 

“A është qetësuar situata në Kosovë? A kemi përparim në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe? Nuk kam asnjë shtysë që të shkoj në Strasburg, dhe në ditën pasuese ata të nisin procedurën për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Daçiq.

Kosova e ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në maj të vitit 2022.

Pse ka çnjohje të Kosovës dhe cilat janë pasojat?

Në këtë temë, Serbia e ka alete Rusinë, e cila është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Pa Rusinë, dy të tretat e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e njohin pavarësinë e Kosovës. Nëse merret parasysh që vendimet merren me shumicë votash, mundësia e Kosovës për anëtarësim është reale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër