Ministri i Mbrojtjes: Rusia ka kampe stërvitore në Bosnjë-Hercegovinë! Kanë ardhur 148 forca speciale
“Kemi informacione se rusët po kryejnë stërvitje në territorin e Republikës Srpska... Ka disa kampe”. Kështu shprehet ministri i Mbrojtjes Zukan Helez duke thënë se ka forca speciale ruse në Bosnjë-Hercegovinë
Foto ilustruese
Bosnja ka pretenduar se ka raporte të inteligjencës për njësi paraushtarake ruse që stwrvisin njerëz në Republikën Srpska.
"148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë. Forcat speciale janë të vendosura në tre hotele në zonën e Laktashit, ndërsa një pjesë e forcave speciale ruse është vendosur në Qendrën e Trajnimit të Forcave Policore të MPB-së së Republikës Srpska në Pale”, shkruajnë disa medie
Kjo histori është pretenduar dhe rihapur në Bosnjë-Hercegovinë nga ministri i Mbrojtjes Zukan Helez.
"Ne kemi informacione se rusët po kryejnë stërvitje në territorin e Republika Srpska. Ka disa kampe dhe unë po u them se e dimë se ku janë sepse janë gjetur. Ne mund t'i eliminojmë", tha Helez në një intervistë në N1 TV.
Ai pretendoi se ata janë anëtarë të ushtrive nga vende të ndryshme të pranishme në Bosnje dhe Hercegovinë.
"Institucionet e dinë për këto kampe dhe njësitë paraushtarake. Kjo (stërvitja) nuk bëhet në baza ditore; ata vijnë e shkojnë. Ata praktikojnë me armë dhe ne e dimë se ku i marrin," tha Helez.
Sipas tij komuniteti ndërkombëtar është i vetëdijshëm për këtë.
Nga policia e RS, ata hedhin poshtë pretendimet se ka kampe të paligjshme stërvitore në territorin e saj. Deklarata të tilla, paralajmëron Policia e RS, dëmtojnë seriozisht situatën e sigurisë.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3737
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15
-
Anija e sanksionuar ruse fundoset në Detin Mesdhe, 2 të zhdukur
24 Dhjetor, 15:12
-
Kremlini hedh poshtë raportimet se gruaja e Assadit ka kërkuar divorc
23 Dhjetor, 18:38
-
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
23 Dhjetor, 16:58
-
Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi
23 Dhjetor, 13:05
-
I dërguari special për Ukrainën dhe Rusinë/ Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg për një fund të shpejtë të luftës
23 Dhjetor, 10:11
-
Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin
23 Dhjetor, 09:38
-
Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 1000 ushtarë të Koresë Veriut kanë rënë në front për Rusinë
23 Dhjetor, 08:18
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë
22 Dhjetor, 16:45