Ministri i Mjedisit firmos ndalimin
e eksportit të qymyrit të drurit

Ministri i Mjedisit firmos ndalimin<br />e eksportit të qymyrit të drurit
TIRANE- Ministria e Mjedisit ndalon eksportin e qymyrit të drurit. Vendimi është firmosur nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Rrudhja e sipërfaqes pyjore në vend nga prerjet e paligjshme ka arritur në përmasa shqetësuese.

Pas verifikimeve të kryera në terren, strukturat e mjedisit planifikuan marrjen e masave drastike për të shpëtuar pyjet, ku ndër më të afërtat ishte parashikuar miratimi i projektligjit për ndalimin e eksportit të lëndës drusore të papërpunuar, si dhe qymyrit të drurit.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka pohuar edhe më parë se situata mjedisore është një emergjencë kombëtare dhe kërkon ndërhyrje urgjente.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës