Ministri i Mjedisit, Koka:
Radhën e kanë guroret

Ministri i Mjedisit, Koka:<br />Radhën e kanë guroret
TIRANE- Vendimi për pezullimin e punës së 109 furrave të gëlqeres në zonën e Fushë-krujës dhe Krujës, që mban firmën e ministrit të Mjedisit, Lefter Koka e argumenton aksionin me impaktin e madh që ata kanë në ndotjen e ajrit dhe mungesën e lejes së zhvillimit të aktivitetit. Sipas ministrit të Mjedisit ata nuk plotësonin as edhe një kusht mjedisor për zhvillimin e këtij aktiviteti që herë pas here e mbulon këtë zonë me re të dendura smogu, për shkak se furrat djegin goma makinash.

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në një intervistë për “Shqiptarja.com”, thotë se nuk do të tolerohet askush që dëmton mjedisin dhe pas furrave të gëlqeres, aksioni do të zhvendoset tek guroret dhe subjektet që shrytëzojnë shtretërit e lumenjve. Po sipas tij, në ditët në vijim do të ngrihet një grup pune, i cili do të bëjë dhe studimin e terreneve të përshtatshme ku ato mund të vendosen.

Përse e nisët aksionin tuaj në krye të ministrisë së Mjedisit pikërisht me furrat e gëlqeres?
Ne në fakt, edhe në një konferencë për shtyp, kemi renditur prioritetet e punës sonë. Dhe një ndër këto prioritete ishin dhe furrat e gëlqeres. Ne vendosëm ta nisim aksionin me pezullimin e tyre, pikërisht për impaktin e madh që ata kanë jo vetëm në ndotjen e mjedisit, por edhe në shkatërrimin e tij. Dhe sot pezulluam 109 aktivitete të paligjshme në shfrytëzimin e furrave të gëlqerës.

Përse i pezulluat këto furra?
Këto janë subjekte që veprojnë krejtësisht pa leje, nuk kanë marrë askund leje për të zhvilluar nëj aktivitete të tillë. Të gjithë duhet të kuptojnë se ka marrë fund koha kur mund të hapin një furrë gëlqereje pa marrë leje askund, sepse u ka rastisur që shtëpia e tyre të jetë mbi të. Gjithçka duhet të bëhet sipas ligjit.

A do të ketë masa adimistrative për ta, pra gjoba, apo vetëm pezullim të aktivitetit?
Ne nuk mund të aplikojmë gjobë sepse ata ishin pa asnjë lloj lejeje. Në këtë situatë, janë organet e drejtëisë që merren me ta, pasi kanë shkelur ligjin.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen, a do të ketë më aktivitete për furra gëlqereje?
Ne po punojmë që të ngremë një grup me specialistë të mjedisit që të bëjnë një monitorim të situatës. Çfarë ka ndodhur me këto zona gëlqerore deri më tani, dhe a ka kapacitete për t’u shfrytëzuar në të ardhmen. Vetëm pasi të kemi një raport të detajuar nga ekspertë të fushës do të dimë se ku mund të jepen lejet për shfrytëzim, sigurisht duke respektuar të gjitha kriteret.

A do të ketë aksione të kësaj natyre në ditët e ardhshme nga ministria që ju drejtoni?
Sigurisht që po! Nuk do të lejojmë që këta furra që mbyllëm sot të hapen nesër. Dhe pas furrave të gëlqeres, ne do të nisim një aksion për guroret kudo që ndodhen. Më pas aksioni do të fokusohet në subjektetet që merren me shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve. Nuk do të ketë asnjë tolerim për askënd. Duhet ta mbrojmë mjedisin tonë, dhe kjo bëhet vetëm duke respektuar ligjet.
 
 
Alarmi
Furrat e gëlqeres kanë qenë gjithmonë një problem serioz për këtë zonë, për shkak të ndotjes së madhe që krijojnë. Ata përdorin si lëndë të parë goma të importuara dhe mbetje plastike që janë ndfotësit më të mëdhenj të ambientit
 
Precedenti

Fabrika e gomave e ish ministrit të  Mjedisit, Xhuveli furnizon furrat e gëlqeres
 
Në vitin 2006 ish-minitri i Mjerdisit, Lufter Xhuveli nisi një aksion për mbylljen e guroreve në zonën e Krujës. Në vend shkoi ehde vetë ministri i Mjedisit Xheveli, i cili ndodqi nga afër procesin e mbylljes së furrave të gëlqeres, por vetëm pak pas ditësh ata u rihapën sërish. Por ish ministri Xheveli, nuk do të mbahet mend për nismën që mori për mbylljen e furrave të gëlqeres, por do të mbahet mend si ministri që kishte një fabrikë gomash të përdorura, e cila furnizonte këto furra gëlqereje, që i përdorinin si lëndë të parë.

Madje asokohe, dalja në dritë e këtyre fakteve u shoqërua me protesta të forta të shoqërisë civile, të cilët publikuan edhe dokumentete që vërtetonin se fabrika e gomave që furnizonte këto furra gëlqereje ishte në pronësi të fëmijëve të ministrit Xhuvelei. Më konkretisht bëhej fjalë për fabrikën GLAT sh.p.k, e njohur si fabrika e gomave në rrethin e Fierit. Kjo fabrikë e cila ka qenë në pronësi të gruas së Xhevelit, i ëhstë kaluar vajzës së ish-minitrit Xhuveli.

Kjo evidentohet mjaft qartë në aktin e shitblerjes së kësaj fabrikë, ku thuhet se: Shitësja, ortakë më kapital prej 50 për qind në Shoqërinë "GLAT" sh.p.k., e njohur si Fabrika e gomave, e regjistruar në Gjykatën ë Shkallës së Parë, Tiranë, me vendim numër 31564 datë 07. 05. 2004, me seli në Fier, Mbrostar. Shitësja Mejtime Xhuveli me vullnetin e saj të padiskutueshëm ia shet kapitalin ë saj së bijës, Aelita Lufter Mani kundrejt shumës 50 000 lekë.
 
Fabrika
Fabrika në pronësi të familjarëve të ish ministrit Xhuveli, importim gona në Shqipëri vetëm për t'u djegur (sepse kjo fabrikë nuk funksionon për veshje gomash) dhe përbën një rrezik të madh jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin e mbi 3 milionë shqiptarëve.

Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës