Ministri i Mjedisit Koka: Kruja
ka nisur të marrë frymë lirisht

Ministri i Mjedisit Koka: Kruja<br />ka nisur të marrë frymë lirisht
TIRANË - Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, pas aksionit për mbylljen e furrave të gëlqeres, shprehet se tashmë qyteti muze i Krujës,  ka nisur të marrë frymë lirisht.  

Në një postim në rrjetin social Facebook, Koka shkruan se, "Ministria e Mjedisit, me anë të Inspektoriatit Mjedisor, dhe në bashkëpunim me INUK dhe Policinë e Shtetit, ka prishur 124 furra gëlqere dhe ka pezulluar 25 gurore dhe shumë subjekte të tjera të shfrytëzimit të burimeve inerte në mënyrë të paligjshme".

Sipas tij, "pas Krujës puna do të fokusohet në të gjitha qytetet e Shqipërisë". Koka bëri të ditur dy ditë më parë se Inspektoriati Mjedisor, në bashkëpunim me INUK dhe Policinë e Shtetit, kanë prishur 124 furra të gëlqeres në rrethin e Krujës, një vend historik që identifikohet me emrin e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skëndërbeu,  dhe që vizitohet nga disa mijëra turistë në vit.

Ndërkohë mësohet se janë pezulluar dhe subjekte të shfrytëzimit të burimeve inerte në mënyrë të paligjshme. Koka cilësoi  se në muajin e ardhshëm do të merren masa për gjelbërimin dhe pyllëzimin në vend, duke filluar nga Kruja, për të risjellë në vend ekuilibrin e natyrës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës