Përshëndetje të gjithëve!
Besoj është tashmë e qartë për të gjithë lidhur me sa kemi bërë këto 6 muaj nga sa lexoi dhe parashtroi përpara jush Drejtori i OSHEE për të dëshmuar edhe një herë përballë qytetarëve se nuk jemi para një aksioni para një fushate ashtu si rëndom parashikuan edhe në krye të herët kritikët më të këqinj të kësaj që kemi nisur, dhe që unë besoj vendos në shinat e rregullit dhe të ligjit shoqërinë, vendos standardin e barazisë përpara ligjit për të gjithë qytetarët dhe mbi të gjitha garanton interesin madhor për të gjithë qytetarët për ruajtjen dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe pasurive natyrore të Shqipërisë.
Policia e Shtetit ka qenë që në nisje pjesë integrale e përpjekjes sonë të përbashkët, e vullnetit të maxhorancës, qeverisë, kryeministrit për të çuar përpara standardin tonë të luftës kundër informalitetit, paligjshmërisë, kriminalitetit dhe për ta kthyer shoqërinë mbi bazat e ligjshmërisë dhe rregullit.
Është për këtë arsye që në bashkëpunim me punonjësit e OSHEE-së, janë evidentuar një numër i pafundmë rastesh të paligjshmërisë duke nisur procedimet penale për një numër të konsiderueshëm personash. Janë mbi 100 mijë persona të proceduar penalisht, mbi 50 punonjësit e OSSHE të proceduar penalisht, janë po kaq punonjës të Policisë së Shtetit dhe diçka më shumë punonjësit e Administratës Publike që deri dje shfrytëzonin pozitën e paprekshmërisë e pandëshkueshmërisë për të vjedhur energji elektrike.
Ndërkohë që jemi shumë të vendosur nga njëra anë bashkë me ju për të vazhduar aksionin për prerjen e çdo sipërmarrje të paligjshme të vjedhjes së energjisë elektrike, të të çuarit përpara drejtësisë të të gjithë atyre që e kanë marrë këtë iniciativë, por mbi të gjitha për të forcuar dimensionin edukativ të kësaj që po bëjmë sot sepse pavarësisht nxitjes, vullnetit të secilit prej jush, të çdo punonjësi të policisë në terren për të evidentuar dhe çuar përpara drejtësisë ata që vjedhin energjinë elektrike.
Asgjë nuk mund të funksionojë aq mirë sa ç’funksionon dimensioni edukativ dhe ndjeshmëria e vetë qytetarëve për të garantuar ata vetë më së pari barazinë përpara ligjit sepse për ne është e papranueshme që shumica dërrmuese e qytetarëve të jenë të rregullt dhe të paguajnë energjinë elektrike duke respektuar ligjet e vendit dhe një minorancë fare e vogël për shkak të praktikave të konsoliduara të pandëshkueshmërisë, për shkak të lidhjeve që mund të kenë pasur deri dje me këdo në Polici, në OSHEE apo për çdo lloj arsye tjetër ti shpëtojnë rregullit të përgjithshëm dhe të jenë të pabarabartë po mbi ligjin, kjo është e papranueshme për ne se jemi angazhuar që në fillim për të kthyer ligjshmërinë, rregullin dhe ligjin në çdo hap të jetës së përditshme të qytetarëve dhe shoqërisë në tërësi.
Ka shumë që i kanë drejtuar gishtin e përgjegjësisë Policisë së Shtetit me demek duke i thënë që mos u merr me energjinë elektrike, mos u merr me ndërtimet pa leje, mos u merr me burimet dhe pasuritë natyrore të vendit, por “merru me gjëra më të rëndësishme”.
Dëgjova shifrat që tha drejtori i OSHEE dhe unë nuk besoj se ka gjë më të rëndësishme për qytetarët nuk besoj ka gjë më të rëndësishme për vendin sesa agjencitë ligj zbatuese, ndër më kryesoret Policia e Shtetit, të punojnë për të vendosur barazinë përpara ligjit dhe ligjshmërinë me një produkt siç është interesi madhor i qytetarëve dhe që materializohet në ato 19 miliard lekë të fituara dhe të arkëtuara nga kompania.
E para garantojnë pasuritë e Shqiptarëve për sot, nesër dhe për brezat që vijnë dhe e dyta sanksionojnë një standard që unë nuk besoj se do të mundet të kthehet mbrapsht që është puna jonë e përbashkët për të garantuar barazinë përpara ligjit të të gjithë qytetarëve.
Është për këto arsye që Policia e Shtetit bashkë më Prokurorinë edhe për atë që ndodhi në Patos Marinëz, nisën procedimin penal duke besuar fort që shfrytëzimi i pasurive natyrore të Shqipërisë ka të bëjë drejtpërdrejtë me jetën e qytetarëve, ashtu siç ka të bëjë drejtpërdrejtë me zhvillimin ekonomik të vendit, ashtu siç ka të bëjë drejtpërdrejtë me respektimin e ligjit në çdo sipërmarrje publike apo private qoftë, të një individi apo të një shoqërie të tërë, të një kompanie të madhe apo një kompanie pak më të vogël.
Ne jemi shumë të vendosur të vazhdojmë bashkëpunimin me OSHEE në mënyrë që të ndërpresim çdo lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në mënyrë që të çojmë përpara drejtësisë cilindo që vazhdon të besojë edhe të mendojë që forca e ligjit nuk do t’i vijë një ditë t’i trokasë në derë për energjinë elektrike apo për çdo lloj paligjshmërie që për ne sot është e papranueshme sepse është e papranueshme për shumicën dërrmuese të shoqërisë.
Unë ju falënderoj shumë për bashkëpunimin ashtu siç shpresoj që në të ardhmen aq punë sa do bëjmë për të ndërprerë lidhjet e paligjshme dhe për të çuar përpara drejtësisë ata që vjedhin energji elektrike ta shumëfishojmë për dimensionin edukativ që duhet të ketë kjo qasje e jonë qeverisëse në mënyrë që qytetarët e rregullt vetë të jenë më të parët ata që garantojnë ligjshmërinë dhe barazinë përpara ligjit duke denoncuar ata të tjerët që nuk respektojnë ligjin.
Ju faleminderit shumë!
/Shqiptarja.com