Ministri i Shëndetësisë, Kosova: Në
spitale abuzohet me aparaturat, hetim

Ministri i Shëndetësisë, Kosova: Në<br />spitale abuzohet me aparaturat, hetim
TIRANE - Vetë ministri i Shëndetësisë Halim Kosova ka pranuar se në spitale ka abuzime të mëdha me aparaturat, ndaj për këtë çështje ai do ti drejtohet prokurorisë në lidhje me mirëmbajtjen e aparaturave në spitale siç është mosfunksionimi i skanerit tek spitali Ushtarak apo edhe raste të tilla të shpeshta në QSUT.

“Deri në momentin e fundit që do të jem ministër Shëndetësie do të jem përkrah personelit mjekësor kudo që ai ka vështirësi. Abuzimet më të mëdha kanë ndodhur me mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore, ku ajo është shumë e ndërlidhur edhe me ndërgjegjjen e atij që e përdor. Abuzimet jashtëzakonisht të mëdha janë bërë me mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore", - ka deklaruar dje ministri Kosova.

Ai tha se po angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e situatës në spitalin Ushtarak duke reaguar kështu për mungesën e kushteve dhe mbipopullimin në Qendrën unike të Traumës në Tiranë duke dhënë fjalën se brenda pak ditëve gjendja do të ndryshojë. Më tej ministri Kosova u ka bërë thirrje mjekëve të rretheve që të koordinojnë punën me qëllim që pacientët të mos dërgohen të gjithë në Tiranë, pasi ato kanë mundësi të marrën ndihmën e duhur në spitalet rajonale.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën