Ministri i Shëndetësisë: Në Brazil është shfaqur varianti ri ‘Amazon’ i COVID-19, tre herë më ngjitës se të tjerët

Ministri i Shëndetësisë: Në Brazil është shfaqur varianti ri ‘Amazon’ i COVID-19, tre herë më ngjitës se të tjerët

Foto qytetarësh me maskë

Ndërsa 3 variantet e reja të COVID-19 po qarkullojnë në të gjithë botën, një variant i ri Amazon, i identifikuar në Brazil është shfaqur në vend dhe mendohet se është tre herë më ngjitës se të tjerët, siç ka konfirmuar edhe ministri brazilian i shëndetësisë Eduardo Pazuello.

Ai gjatë një seance në dëgjimore me Senatin brazilian premtoi se do vaksinohet gjysma e popullsisë deri në fund të qershorit, ndërsa deri në fund të vitit do të jetë vaksinuar e gjithë popullsia.

Qëllimi i ministrit duket mjaft ambicioz pasi vendi me shumë mundime ka siguruar dozat për gjysmën e popullsisë.

Vaksinimi në Brazil ka nisur vetëm 3 javë më parë, me Sinovac të firmës farmaceutike kineze dhe AstraZeneca.

Sipas ministrit Pazullo vaksina është efektive kundër varianteve të reja por ai nuk paraqiti prova konkrete lidhur me këtë fakt.

Brazili është një ndër vendet më të prekura për sa i përket pandemisë së COVID-19.

Numri total i infektimeve ka shkuar 9,716,298, ndërkohë që ai viktimave është 236,397 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 10:37

    Bonus 100 e 150 euro për fundvit për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Operacioni kundër kriptomonedhave/ Prokuroria ka lëshuar 20 urdhra, ja si u futën në kurth! 6 nga të dyshuarit janë pronarë pikash Exchange, dyshohet për pastrim parash

Operacioni kundër kriptomonedhave/ Prokuroria ka lëshuar 20 urdhra, ja si u futën në kurth! 6 nga të dyshuarit janë pronarë pikash Exchange, dyshohet për pastrim parash