Ministri i shëndetësisë Zemaj: Kosova e fundit në rajon sa i përket infektimeve dhe viktimave nga COVID-19, bashkë ia dalim!

Ministri i shëndetësisë Zemaj: Kosova e fundit në rajon sa i përket infektimeve dhe viktimave nga COVID-19, bashkë ia dalim!

Ministri kosovar i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj dhe Bordi Këshillues

KOSOVA- Ministri kosovar i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, gjatë zhvillimit të një takimi me Bordin Këshillues është shprehur për situatën epidemiologjike dhe menaxhimin e mirë të saj në vend.

Ai tha se Kosova sipas statistikave zyrtare të ECDS-së, është rradhitur vendi i fundit në rajon për sa i përket infektimeve dhe viktimave si pasojë e COVID-19.

Gjatë takimit të cilin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kanë diskutuar edhe lidhur me mundësinë e lehtësimit të disa masave anti-COVID.

Në fund të postimit të tij i ka bërë apel qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë masat e marra për të "luftuar" koronavirusin dhe pasojat e tij. 

“Bashkë ia dalim!”, shkruan Zemaj.

 

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave