Ministri Igli Hasani nis nesër vizitat në Suedi dhe Finlandë

Ministri Igli Hasani nis nesër vizitat në Suedi dhe Finlandë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nis nesër vizitat zyrtare në Suedi dhe Finlandë me ftesë të homologëve respektivë. Në Stokholm, Ministri Hasani do të pritet nga homologu suedez Tobias Billström, Kryetari i Parlamentit suedez Andreas Norlén dhe Ministrja për Çështjet e Bashkimit Evropian, Jessika Roswall.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Stokholm, Ministri Hasani do të ketë takime me grupe interesi dhe agjenci suedeze të fokusuara në drejtim të tregtisë dhe investimeve.

Suedia dhe Shqipëria ndajnë të njëjtat vlera dhe qëndrime sa i përket zgjerimit të BE-së, integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimit rajonal, agresionit rus ndaj Ukrainës dhe mbështetjen ndaj kësaj të fundit, teksa duke filluar që nga marsi i këtij viti do të bashkëpunojnë ngushtë edhe si aleatë në NATO.

Më 12 dhe 13 qershor 2024, Ministri Hasani do të qëndrojë në Finlandë, ku do të ketë takime me Presidentin Alexander Stubb, homologen Elina Valtonen, si dhe Ministrin për BE dhe Drejtimin e Pronësisë, Anders Adlercreutz.

Ai do të vizitojë Qendrën Evropiane për Kërcënimet Hibride në Helsinki dhe do të takohet me grupin parlamentar të miqësisë Shqipëri – Finlandë.

Bashkëpunimi në sektorin e ekonomisë dhe turizmit, mbështetja e Finlandës ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, mbështetja për Ukrainën si dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe kryesinë e OSBE-së për vitin 2025, janë disa prej temave që pritet të diskutohen gjatë takimeve të Ministrit Hasani.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump për Fox News: Nëse nuk do të kisha fituar, SHBA-të do të kishin vdekur! Biden i fali të gjithë por duhej të falte veten

Trump për Fox News: Nëse nuk do të kisha fituar, SHBA-të do të kishin vdekur! Biden i fali të gjithë por duhej të falte veten