Ministri Ilir Beqaj i sëmurë? JO
thjesht check up në Poliklinikën 8

Ministri Ilir Beqaj i sëmurë? JO<br />thjesht check up në Poliklinikën 8
​Kreu i shëndetësisë i nënshtrohet analizave dhe kontrolleve mjekësore. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kryer kontrollin bazë ashtu sikurse qytetarët e tjerë që i përkasin grupmoshës 40-65 vjeç.

I lindur në muajin shkurt, 48 vjeçari Beqaj ka zbatuar radhën dhe protokollin e ekzaminimeve ashtu sikurse të gjithë qytetarët e tjerë. Një prej infermiereve ka marrë të gjitha të dhënat e tij, duke filluar që nga mënyra e të ushqyerit, stresi, përdorimi i duhanit, alkoolit etj.

Më pas ai i është nënshtruar ekzaminimit të EKG-së së zemrës, matjes së tensionit si dhe analizave laboratorike të cilat janë të mirëpërcaktuara në këtë program.

beqaj

beqaj
beqaj

Me këtë gjest, kreu i shëndetësisë duket se ka si qëllim bindjen e gjithë shqiptarëve që i përkasin moshës 40-65 vjeç të kryejnë kontrollin bazë për të mësuar se çfarë sëmundjesh mbart trupi i tyre.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Operacion në disa qytete më urdhër të SPAK, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste

Operacion në disa qytete më urdhër të SPAK, zbulohet arsenal armësh! 6 urdhër arreste