Ministri Ilir Beqaj: QSUT
ka 22 milionë USD borxh

Ministri Ilir Beqaj: QSUT<br />ka 22 milionë USD borxh
TIRANË - Spitalet shqiptare janë të zhytura në borxhe. Ata kanë plot 33 milionë dollarë fatura të firmosura, por të papaguara. Shifra alarmante është bërë publike dje nga ministri Beqja, i cili ka deklaruar se vetëm QSUT ka 22 milionë dollarë borxhe, fatura të firmosura dhe të papaguara.

Megjithatë ai ka deklaruar se do të punojnë që edhe të lahen borxhet, por edhe të furnizojnë spitalet me medikamente. Por si u rrit borxhi i QSUT në këtë mënyrë alarmante? Kështu në vitin 2009, QSUT kishte 665 milionë lekë borxhe; në vitin 2010 kjo shifër u ngjit në 1.04 miliardë lekë, në vitin 2011 niveli i borxhit shkoi në 1.5 miliardë lekë ndërsa në vitin 2012 QSUT u ka plot 2.2 miliardë lekë borxhe firmave farmaceutike, me të cilat ka pasur kontrata por nuk i ka paguar për medikamentet që i kanë sjellë. Madje një pjesë e firmave farmaceutike mund të kenë fatura të papaguara që nga viti 2005, para për të cilat janë ende në pritje.

Shkrimi u publikua sot (25.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)


Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania