Ministri italian i Bujqësisë për Report Tv: Shqipëria, rol kyç për tregun agro-bujqësor në rajon! Ja produktet shqiptare që pëlqehen në Itali dhe Evropë

Mishi, Qumështi, produktet e detit, verërat e vaji ullirit janë produkte ku Italia dhe Shqipëria mund të rrisin bashkëpunimin. Ministri Italian për Sovranitetin Ushqimor dhe Pylltarisë, Francesco Lollobrigida në një intervistë për “Report Tv” u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve është i rëndësishëm për rritur pjesëmarrjen e të dyja vendeve në tregjet ndërkombëtare. Sipas tij, Shqipëria duhet të jetë sa më shpejtë pjesë e BE edhe sa i takon standardit në produktet ushqimore dhe këtë mund ta bëjë më së miri duke qenë aleat i Italisë

Të hënën ju ishit në Tiranë, ku keni nënshkruar dhe një marrëveshje të rëndësishme me ministren e Bujqësisë, përse Shqipëria është e rëndësishme për Italinë?
Lollobrigida
: Për Italinë, Shqipëria është një vend motër. Kemi një afrimitet të historik dhe të përhershëm me popullin shqiptarë. Shumë kompani italiane kanë investuar në Shqipëri. Por, mund të bëhet edhe më shumë. Shqipëria mund të bëhet një zonë kyçe ku mund të zhvillohet aktiviteti tregtarë, por edhe territor kalimi duke parë stabilitetin që ofron në rajonin e Ballkanit. Kjo mund të arrihet, duke implementuar dhe zhvilluar logjistikën dhe potencialitetin e që Shqipëria ka për popullin e saj dhe për sipërmarrësit italianë që duan të vijojnë të vijojnë të investojnë në këtë territor, në fushën e agrobujqësisë, vajit të ullirit, verës, djathërave apo produkteve të tjera. Si dhe kapacitetit për t’i prezantuar këto produkte në mënyrën duhur në fushën e restoranteve, në mënyrë që vlera e këtyre produkteve të rritet, duke sjell përfitime më të mëdha ekonomike.

Ju thatë Vaji, Vera, ku Italia është ekselente në prodhimin e këtyre produkteve, si mund ta ndihmoj Shqipëria, Italinë në këtë drejtim?
Lollobrigida
: Duke dhënë atë që ka, në aspektin e njohjes, disiplinës apo teknologjisë. Dhe duke folur për disiplinën, bëhet fjalë për zhvillimin e atyre elementëve që do ta afronin Shqipërinë në Unionin Europianë, për të arritur me shpejtësi krijimin e produkteve që janë në linjë, në aspektin e cilësisë dhe standardit me ato të BE, duke u integruar edhe më shpejtë në Europë. Ndihma në këtë sens është një avantazh konkurrues që Italia i ofron Shqipërisë, dhe që thellon atë lidhje që na sheh bashkë dhe na vë në kushtet, kur dy vende që janë kaq afër në aspektin territorial, dhe që ndajnë mes tyre Adriatikun, historinë, kulturën, që gjatë kohës ka ndihmuar në thellimin e lidhjeve tregtare dhe mund të jetë një pikënisje dhe për gjetjen së bashku të tregjeve të reja.

Shqipëria ka rritur eksportet vitet e fundit dhe në këtë drejtim, cilat janë produktet bujqësore shqiptare që Italia ka më shumë interes?
Lollobrigida:
Për shembull nëse ne do të arrinim të rritnim prodhimin shqiptarë, duke rritur edhe cilësinë, ne mund të blejmë edhe më shumë vaji shqiptarë, duke e vendosur atë në tregun italianë. Italia është prodhuese ekselence e vajit të ullirit, por ka dhe mungesë në tregun Italian të vajit vendas. Duke qenë se Shqipëria është në të njëjtin paralel si Puglia, rajon ekselence në prodhimin e vajit të ullirit, ky mund të jetë një elementë për ta përvetësuar eksperiencën Puglieze në Shqipëri. Kështu siç mund të zhvillohen dhe disa produkte për kompanitë italiane në fushën e prodhimit të mishit, produkteve të qumështit, që mund të bashkohen me produktet e realizuara në Itali dhe të zhvillojnë së bashku një eksport ndërkombëtarë, që mund të rrisë hapësirat në tregun ndërkombëtar dhe mund të sjell përfitim ekonomik për Shqipërinë dhe Italinë, duke rritur pasurinë e sipërmarrësve.

Të hënën, në Tiranë veç përfaqësisë politike ishin dhe sipërmarrës dhe shoqata italiane të agrobujqësisë, pse kjo zgjedhje e juaja për të bashkuar aspektin institucional me atë të operatorëve të fushës
Lollobrigida:
Nuk donim të bënim një takim të thjeshtë politikë, ku do arrihej pak ose asgjë. Ne erdhëm të hënën me përfaqësuesit më të mëdhenjtë të botës agrobujqësore të Italisë, që përfaqësojnë mijëra sipërmarrës agrobujqësorë italianë. Po ashtu pjesë e takimit ishin konfederata italiane e bujqësisë, përfaqësues të nivelit bankar, të bankave të cilat investojnë dhe financojnë fermat në Itali dhe shumë përfaqësues të tjerë të të gjitha fushave që lidhen me bujqësinë dhe që kanë një eksperiencë në forcimin e bashkëpunimin e kompanive Italiane përtej kufirit. Kjo për të sjell të gjithë eksperiencën tonë në ndihmë të prodhuesve shqiptarë. Ne në këtë sens prezantuam dhe një projekt të rëndësishëm Durrës. Kjo mund të japi rezultate të rëndësishme, ne duam të kemi gjithnjë e më shumë një Shqipëri brenda Europës dhe aleate me Italinë.

Ministrja e Bujqësisë u shpreh se e ardhmja është bashkëpunimi në produktet e detit? Cilat janë këto produkte më konkretisht? Si mund të jetë ky bashkëpunim?
Lollobrigida:
Si fillim punojmë mbi të njëjtin det, Adriatiku dhe Joni ndajnë Italinë me Shqipërinë, por edhe bashkojnë dy vendet. Produkti ekselentë që ofrohet nga ky det mund të vihet në merkato bashkërisht, duke krijuar ndërmarrje gjithnjë e më shumë të forta, përmes marrëveshjeve të caktuara. Peshqit e mbledhur përmes flotave, ku mund të investohet në flotat e të dy vendeve, mund të jetë një fushë ku dhe të zhvillohet një bashkëpunim gjithnjë e më i qartë dhe fortë. Nga krahu tjetër, është aqua-kultura, ku kemi sipërmarrës të rëndësishme që operojnë në tregun shqiptarë përmes kultivimit të peshkut, duke ia ofruar këtë tregut shqiptarë dhe  italianë dhe ky mund të jetë një horizont tjetër bashkëpunimi.

 

Emisioni i plotë

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi