Ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen Etilda Gjonaj, u pyet edhe për dosjen “Habilaj” si dhe hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Nuk komentoj veprimet e magjistraturës italiane, imagjinoni, as më pak nuk mund ta bëj këtë me vendimet e magjistraturës shqiptare. Detyra jonë është që shkëmbimet mes magjistraturave të zhvillohen sa më mirë dhe jo të hetojmë në vend të prokurorëve”, tha Orlando, duke shtuar se dy vendet kanë bashkëpunim të theksuar në shkëmbimin e informacionit në fushën e drejtësisë. 

Shkëmbimi i informacioneve është i shkëlqyer dhe niveli i bashkëpunimit mes dy vendeve është i shkëlqyer”. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com