Foto: Israel Katz

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se ka udhëzuar ushtrinë izraelite (IDF) të përgatisin një "plan gjithëpërfshirës" për të mposhtur Hamasin në Rripin e Gazës nëse lufta rifillon.

Sipas gazetës Times of Israel duke cituar zyrën e ministrit, thotë se Katz urdhëroi "përgatitjen e një plani për mposhtjen e plotë të Hamasit në Gaza, nëse ky i fundit refuzon të zbatojë planin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe bëhet e nevojshme të rifillojnë luftimet".


Lajmi kryesor:

Hamasi: Kemi dorëzuar të gjitha trupat e gjetur! Trump: Nëse nuk zbatoni marrëveshjen Izraeli mund të kthehet në rrugët e Gazës sapo ta them unë