Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se gara për projektin e Porto Romanos nuk rezultoi e suksesshme, pasi edhe ofertuesi i fundit nuk paraqiti një ofertë financiare, duke argumentuar rritjen e kostove.

Ai shtoi se po vlerësohet një projekt i ri.

“Porto Romano është nyjë strategjike për lëvizjen e mallrave, por edhe për mbrojtjen, pasi është pjesë e Korridorit 8. Jemi në bisedime dhe do të përpiqemi t’i japim një zgjidhje sa më të shpejtë”, u shpreh ministri.


Lajmi kryesor:

Aeroporti i Vlorës/ Ministri Karakaçi: S'ndërhyjmë në konfliktin mes Pacollit e Ademit, do vendosim penalitete deri në prishjen e kontratës! Po dëmtojnë reputacionin kombëtar