Ministri Klosi: Inspektori, jo më
xhandar në derën e biznesit

Ministri Klosi: Inspektori, jo më<br />xhandar në derën e biznesit
Prezantohet metodologjia e re Inspektimeve të subjekteve, nga Inspektoriati i Punës.

Kjo metodologji ka të bëjë me kalimin në sistemin online të inspektimit. Projekti “e- Inspektim”, do të thotë hedhja e të dhënave direkt gjatë inspektimit për cdo subjekt të inspektuar. Të dhënat online, transmetohen direkt në Inspektoriatin Qëndror, duke mos lejuar më ndryshimin e të dhënave më pas.  Dixhitalizimi I sistemit të inspektimit, është një mënyrë që i jep fund cdo lloj ndërhyrjeje më pas, duke rritur transparencën, ulur abuzimin dhe shmangien e rryshfetit.

Gjatë ceremonisë së prezantimit të këtij projekti, nga kreu i Inspektoriatit të Punës z. Dritan Ylli dhe kreu i Inspektoriatit Qëndror Shkëlqim Hajdari, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi vuri theksin tek risia që sjell projekti dixhital.

“Inspektori do ta ketë mundësinë zero nga dita e sotme që të dhënat e inspektimit të transformohen sipas urdhrit të shefit apo sipas mundësisë së korrupsionit ndërmjet punëdhënësit dhe Inspektorit të Punës”- deklaroi ministri Klosi. Inspektori i Inspektoriatit të Punës nuk është njëriu që shkon në derën e biznesit për të kërkuar rrushfet, por është zbatuesi I ligjit dhe në mënyrë sa më rigoroze, zbatuesi i standardeve të punës.

Cilësia e punës dhe puna e denjë është objektivi ynë kryesorë. Puna e denjë për punëmarrësin, për punonjësit, për njëriun e punës është qëllimi ynë final.
Si pasojë e punës së palodhur të Inspektorëve tanë në gjithë Shqipërinë kemi arritur që të zbusim në masë shumë të madhe informalitetin në tregun tonë të punës, vijoi Klosi. Mbi 200.000 kontribues të rinj në skemat tona të pensioneve janë vepër e këtij Inspektoriati. “Unë mendoj që përsëri ka shumë më tepër për të realizuar, ka shumë më tepër për t’u bërë.

Po të shohim vetëm të dhënat e këtij viti në krahasim me vetëm një vit më parë kemi më shumë se 1.000 subjekte të inspektuara nga Inspektoriati Qendror i Punës, 40.000 vende pune të inpektuara më shumë në krahasim me po të njëjtën periudhë të vitit 2015.  
Ka një rritje të numrit të punonjësve për cdo subjekt , mesatarisht kemi 2.5% me shumë punonjës sesa një vit më parë, kemi 100 subjekte të evidentuara nga Inspektoriati gjatë këtij viti si të palicensuara dhe adresuar pranë organeve kompetente.

Janë marrë masa kundër informalitetit, plot 498 masa urgjentë duke dyfishuar numrin e punëmarrësve për tu futur në skemën e sigurimeve shoqërore”.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!